
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Analiza e REL: Paqja në Ballkan në rrezik për shkak të ndikimit rus? Pikat më të ndjeshme

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Nëntor 2023

Shumica e kosovarëve e shohin Rusinë si kërcënim, e vetëm më pak se 5 për qind e shohin atë si partner politik dhe ekonomik. Kosova e ka harmonizuar politikën e saj me shtetet perëndimore sa u përket sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për shkak të luftës kundër Ukrainës. Edhe pse Rusia ka diplomatët e saj në Kosovë që nga viti 2005, kur u hap Zyra Ndërlidhëse në Prishtinë, shumë pak dihet për aktivitetet e tyre.
Frikë se në Bosnje mund të ketë një incident si ai i Banjskës
Cingel deklaroi për REL-in se incidente si ai në Banjskë mund të përsëriten ose në Kosovë ose në Republikën Sërpska apo në disa pjesë të tjera në Bosnje e Hercegovinë, veçmas në qarkun Bërçko, i cili është një pjesë e Bosnjës “shumë e cenueshme dhe e paqëndrueshme”. Ai tha se këto janë operacione të grupeve më të vogla që kanë agjenda politike dhe që mund të ndikohen nga aktorët rajonalë apo edhe nga Rusia.
“Ne e dimë se Rusia ka përfaqësuesit e saj dhe po përpiqet të ndikojë në zhvillimin e ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur disa nga entitetet apo aktorët, si për shembull, Millorad Dodikun në Republikën Sërpska”, tha Cingel. Sipas tij, ka edhe disa grupe të tjera që nuk janë aq të përcaktuara politikisht, por kanë agjendat e tyre nacionaliste ose etno-nacionaliste dhe veprojnë ose në Bosnje dhe Hercegovinë, në Mal të Zi ose në Kosovë.
Rusia në Bosnje: Dodik, bashkëpunimi kulturor, gazi dhe nafta
Ndikimi i Rusisë në Bosnje e Hercegovinë reflektohet, ndër të tjera edhe përmes veprimeve të presidentit prorus të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, bashkëpunimit kulturor në mes të institucioneve kryesisht në këtë entitet si dhe reflektohet edhe në supermacinë në tregun e energjisë. Që nga viti 2017, Dodik është nën sanksione të Departamentit amerikan të Thesarit, pasi ai “paraqet një rrezik të konsiderueshëm për pengimin aktiv” të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.
Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit të vitit të kaluar, Dodik është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, tri herë. Hera e fundit që ata u takuan ishte në Moskë në muajin maj, kur Dodik tha se Republika Sërpska ishte e “ekspozuar ndaj presionit nga Perëndimi” për shkak të mbështetjes së saj për Rusinë. Përmes misionit të saj në Bruksel, Bosnje e Hercegovina mbështeti disa paketa sanksionesh të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë, por këto vendime nuk janë zbatuar në praktikë.
Vendimi për zbatimin e sanksioneve duhej të ishte konfirmuar nga Këshilli i Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, gjë që nuk ka ndodhur për shkak të kundërshtimit të ministrave që vijnë nga Republika Sërpska. Që nga viti 2011, Rusia ka kundërshtuar rregullisht raportet e përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe ka argumentuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se ky post duhet të hiqet.
Përfaqësuesi aktual i lartë, Christian Schmidt, nuk njihet nga Moska, sepse Rusia beson sepse atij “nuk i ka dhënë mandat Këshilli i Sigurimit të OKB-së”. Në mars të vitit 2022, ambasadori rus në Sarajevë, Igor Kalabuhov, paralajmëroi Bosnjë dhe Hercegovinën se Rusia do të reagonte nëse shteti vendos të bëhet anëtar i aleancës së NATO-s.
Në mes të nëntorit, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Petar Gjokiçit, ministrit të Minierave dhe Energjisë së Republikës Sërpska, për shkak të korrupsionit dhe aktiviteteve malinje në favor të Rusisë. Sanksione u vendosën edhe ndaj Sava Cvijetinoviqit, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), partisë së Millorad Dodik, dhe Dushko Peroviç, udhëheqësit të zyrës përfaqësuese të Moskës në Republikën Sërpska.
Serbia: Nuk ka sanksione kundër Rusisë
Falë, veç tjerash, “miqësisë tradicionale” me Rusinë, Serbia është i vetmi vend kandidat për në Bashkimin Evropian nga Ballkani Perëndimor, dhe një nga të paktët në Evropë, që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës ndaj Ukrainës.
Serbia e arsyeton këtë politikë me varësinë nga gazi rus dhe mbështetjen e Moskës në mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
A duhet të anëtarësohet Serbia në BE dhe t’i vendosë sanksione Rusisë?
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po zgjerojnë listën e personave nga Serbia që po sanksionon për shkak të “ndikimit malinj rus”. Në këtë kontekst, në korrik u sanksionua ish-drejtori i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Aleksandar Vulin. Vulin, i cili dha dorëheqje nga kreu i BIA-s në fillim të nëntorit, kishte vizituar Moskën edhe pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.
Përveç Vulinit, ish-ministri në dy qeveritë serbe, Nenad Popoviç, u fut në listën e sanksioneve amerikane në mes të nëntorit për shkak të lidhjeve biznesore me kompanitë e sanksionuara ruse. Popoviç është themelues dhe president i Partisë Popullore Serbe, parti konservatore dhe euroskeptike. Në listën e të sanksionuarve është edhe Misha Vaçiç, lideri i organizatës ultra të djathtë pro-ruse, “E djathta serbe”. Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, ai ka marrë pjesë në mitingje në mbështetje të Rusisë.
Në shtator të vitit 2022, ai ishte vëzhgues në referendumin e mbajtur për aneksimin nga Rusia të rajoneve të pushtuara ukrainase, referendum që nuk njihet nga komuniteti ndërkombëtar.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, për herë të fundit është takuar me Putinin në Kinë, në forumin ndërkombëtar të nismës kineze “Brezi dhe Rruga”. Para nisjes së agresionit kundër Ukrainës, dy liderët ishin takuar disa herë në Beograd dhe Moskë.
Gjatë vizitës së tij në Beograd në janar të vitit 2019, Putin u mirëprit nga më shumë se 100.000 qytetarë me ftesë të Partisë Progresive Serbe në pushtet. Paralajmërime ndaj Serbisë janë bërë edhe për shkak të qendrës humanitare ruso-serbe që ndodhet në Nish, në jug të Serbisë për më shumë se dhjetë vjet. Në raportin e fundit, Komisioni Evropian kërkoi shpjegim nga Beogradi për aktivitetet e kësaj qendre. Edhe Serbia merr armë nga Rusia.
Rusia, mike apo armike e Serbisë?
Kanalet përmes të cilave Rusia ushtron ndikimin e saj në Serbi janë media shtetërore ruse, Russia Today (RT), dhe Sputnik. Si media të kontrolluara nga Kremlini dhe të financuara nga buxheti i shtetit, atyre u është ndaluar transmetimi në BE që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.
Mali i Zi, subjekt i ndikimit rus
Futja e biznesmenit dhe politikanit Miodrag “Daka” Davidoviç në listën e zezë amerikane dhe vendosja e sanksioneve ndaj tij është rasti i fundit në të cilin partnerët perëndimorë tregojnë ekzistencën e ndikimit rus në Mal të Zi. “Aktivitetet e tij korruptive i mundësuan përpjekjet e Rusisë për të minuar pavarësinë e institucioneve demokratike dhe gjyqësorit të vendit, duke përfshirë përpjekjet e Moskës për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve”, tha Departamenti amerikan i Thesarit.
Më herët, në Rezolutën për Malin e Zi, e cila u miratua në mes të tetorit, Parlamenti Evropian shprehu shqetësim serioz për ndërhyrjet e huaja malinje. PE-ja dënoi përpjekjet e “Rusisë për të shfrytëzuar tensionet etnike në Mal të Zi për të ndezur konflikte, për të përçarë komunitetet dhe për të përhapur informacione mashtruese në një përpjekje për të destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor”. Rezoluta paralajmëroi gjithashtu kundër ndërhyrjes nga Kisha Ortodokse Serbe, duke përfshirë përpjekjet e saj për të promovuar dezinformimin rus.
Kush duhet të jetë mbështetja më e madhe në politikën e jashtme?
Të anketuarit në Serbi besojnë se Rusia duhet të jetë mbështetja më e madhe në politikën e jashtme, ndërsa të anketuarit në Mal të Zi preferojnë Bashkimin Evropian.
Më të lexuarat


Kërcënon Hamasi: Asnjë peng nuk do të lirohet nëse nuk përfundon lufta në Gaza

Rusia pranon vetëm një kompromis minimal për OSBE-në

Tronditet toka, tërmeti i fuqishëm shkund ishujt e njohur

Rivalitet i "ashpër" mes Turqisë dhe Rusisë në Azinë Qendrore

Samiti i klimës në Dubai, Papa Françesku bën thirrjen e fortë: Të mos përdoren më lëndët djegëse të papërpunuara

Pas Finlandës një tjetër vend paralajmëron se mund të mbyllë kufirin me Rusinë

Blinken dhe udhëheqësit arabë bëhen bashkë, nisin diskutimet për qeverisjen e ardhshme të Gazës

Përfundimi i armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit, paralajmëron OKB: Jemi në prag të një katastrofe humanitare

Moti i keq, pezullohen fluturimet në aeroportin e Mynihut, ja si paraqitet situata

Një betejë e ashpër po shpërthen për të “rrëmbyer” vendin e pasur në Amerikën e Jugut, ja të fshehtat tronditëse të territorit që po bëhet “mollë sherri” mes shteteve më të fuqishme të botës
