
Ja kush është deputeti që nxori zbuluar planin e Berishës për të penguar Lulzim Bashën që të marrë drejtimin e selisë blu, zbardhen prapaskenat nga mbledhja e Kryesisë së PD

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, euro dhe paundi thyejnë rekord historik, sot kapin fundin

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj Arbër Paplekajt

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e targave që fundosën ushtarin e Martinaj

Draft-propozimi i Shqipërisë për Asociacion, vjen reagimi i menjëhershëm nga BE

“Diplomacia është kthyer në vend qokash”/ Deputeti i PD-së ja ‘plas’ në sy kandidates për ambasadore në Izrael: Nuk ju shoh për këtë post, Cv-ja juaj...

Ndihmoi në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata jep vendimin për ushtarin e Vis Martinajt

Dalin në dritë detaje të reja nga grabitja e banesës së gjyqtares, zbardhet denoncimi i bashkëshortit të saj: Ishim në punë kur...

Analiza/ Ekspertët ngrenë alarmin: Kriza globale po rritet, shkaku kryesor është...

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Dhjetor 2022

Ekonomia globale u mbërthye nga një krizë ekonomike në vitin 2022, pasi pasojat e pandemisë së koronavirusit u përkeqësuan nga agresioni rus në Ukrainën – gjë që bëri që çmimet e energjisë të rriteshin. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton nga Londra.
Obeng Krampah importon mobilje të përdorura për t’i shitur në qytetin e tij të lindjes, Akra. Por ai po përpiqet të nxjerr pak fitim. Inflacioni në Ganë ka arritur dyzet për qind këtë vit – dhe monedha vendase pothuajse është përgjysmuar në vlerë kundrejt dollarit amerikan.
“Këto ditë duhet të përdorësh dyfishin e parave për të importuar le të themi një kontejner; Të njëjtat mallra, e njëjta sasi, por çmimi është dyfishuar”, thotë ai.
Në të gjithë botën, bankat qendrore kanë rritur normat e ineresit në përpjekje për të zbutur inflacionin e nxitur nga rritja e kostove të energjisë. Rezerva Federale amerikane rriti normat e interesit gjashtë herë në vitin 2022 – duke forcuar dollarin.
“Njerëzit blejnë mallra, shesin mallra, por me një ndryshim në kohë. Nëse gjatë asaj kohe monedha ndryshon, prodhuesi ose blerësi mund të humbasin para. Dhe e gjithë kjo, është gjithashtu e lidhur me inflacionin. Dhe jo vetëm inflacionin, por pritshmëritë e inflacionit. Pra, nëse po shes hamburgera, sa duhet t’i shes tani? A duhet të vazhdoj të ndryshoj çmimin çdo ditë?”
Pasiguria ka goditur ekonominë botërore – parashikimi është se ajo do të rritet me vetëm 2.2 për qind në vitin 2023, nga mbi pesë për qind vitin e kaluar.
“Rritja e normave globale të interesit po rrit koston e huamarrjes dhe po i vë shumë familje, firma dhe qeveri nën presion të shtuar. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës po përkeqëson gjithashtu kushtet për vendet me të ardhura të ulëta. Shumë prej tyre janë veçanërisht të pafuqishme për të përballuar çmimet te larta të ushqimit dhe energjisë dhe, përveç kësaj, së bashku me kushtet financiare globale, rrisin rrezikun e shqetësimit të mëtejshëm të borxhit në ato vende“, thotë Mathias Cormann, Sekretar i Përgjithshëm me Organizatën për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik.
Ky shqetësim ndihet në mënyrë ekstreme në Sri Lanka – e cila po vuan krizën e saj më të keqe financiare që nga pavarësia në vitin 1948. Qeveria nuk pagoi dot në kohë borxhet e saj në maj, pasi inflacioni arriti në 70 për qind.
“Nuk mund të blejmë as pulë, peshk apo ndonjë mish tjetër. Hamë vetëm perime dhe gjethe. Është e vështirë për ne që t’i dërgojmë fëmijët tanë në shkolla dhe madje t’u sigurojmë ushqimet e duhura. Po kalojmë një kohë shumë të vështirë” thotë Nagamma, banore e zonës
Në të gjithë botën, punëtorët po kërkojnë paga më të mira, ndërsa inflacioni po zvogëlon rrogat e tyre. Në Britani, infermierët dhe punonjësit e ambulancës do të organizojnë greva në dhjetor.
“Më është dashur të pakësoj shumë gjëra për fëmijët, që nuk kam mundësi t’i siguroj për shkak të kostos së lartë të jetesës”, thotë Chukwudubem Ifeajuna, infermiere në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar britanik.
Inflacioni parashikohet të bjerë paksa në vitin 2023. Por me luftën në Ukrainë që është ende e ndezur – dhe çmimet e energjisë të larta – viti i ri do të sjellë pak lehtësim për miliarda njerëz që luftojnë për t’ia dalë mbanë./VOA
Më të lexuarat


Luftë nga të gjitha frontet, dy njerëzit më të fuqishëm në Kremlin zbulojnë skenarët apokaliptikë, nga pushtimi i Evropës, tek lëshimi i bombës bërthamore në territorin rus, ja çfarë pritet të ndodhë

NATO një hap larg kthesës drastike, aleanca mund të vendosë trupat në Ukrainë, çfarë fshihet pas hipotezës dhe pse vendet anëtare po rrezikojnë kaq shumë

Tronditet Shtëpia e Bardhë/ Nudo, drogë dhe prostituta, publikohen 9 000 foto të djalit të Joe Biden të marra nga laptopi i tij

Arrihet ujdia, BE merr vendimin për azilkërkuesit/ Bisedimet zgjatën rreth 12 orë dhe teksti u ndryshua disa herë, ja çfarë përmban marrëveshja

Kritikoi luftën e Rusisë në Ukrainë, e pëson keq 70-vjeçari rus

Ngrihet alarmi/ Ekspertët bëjnë paralajmërimin e frikshëm për botën: Pasojat do të jenë të rënda...

Tensionohet situata në Paqësor, Kina nis provat për marrjen e Tajvanit, “pushton” qiejt e ishullit me avionë bërthamorë

Shpërthimi i digës alarmon Perëndimin, ja cila mund të jetë “shënjestra e radhës” e Rusisë, lufta merr drejtim të paparashikueshëm

Lajm i trishtë/ Ndërron jetë themeluesi i CBN (Emri+Foto)

Gafa epike e Biden gjatë takimit me kryeministrin britanik (Video)
