BREAKING NEWS

‘Zbutet’ presidenti Meta, jep mesazhin e koduar me mimoza në duar

‘Zbutet’ presidenti Meta, jep mesazhin e koduar me mimoza në
x

Bota

Arabia Saudite prezanton provat e sulmeve mbi rafineritë

Arabia Saudite prezanton provat e sulmeve mbi rafineritë
Ministria e mbrojtjes së Arabisë Saudite ka shfaqur sot ato që tha se sihin mbetjet e dronëve deh raketave që sipas provojnë përfshirjen e Iranit në sulmet e rënda ndaj dy rafinerive kryesore të vendit.
 
Autoritetet thanë se 18 dronë dhe shtatë raketa të fluturimit të gjatë kishin goditur vendin nga një drejtim që e përjashtonin Jemenin si vendnisje të sulmeve.
 
Grupi rebel jemenit Houthi thanë se janë përgjegjës për sulmet, ndërsa Irani ka mohuar çdo përfshirje dhe thotë se do të luftojë kundër çdo reagimi ushtarak.
 
Zëdhënsi saudit Turki al-Malki tregoi ato që tha se ishin dronë iranianë me krahë në formë delta, 18 prej të cilëve ishin lëshuar ndaj rafinerisë Abqaiq, ndërsa shtatë raketa kishin goditur fushat e naftës në Khurais, tre prej të cilave jashtë objektivi.
 
Malki tha se sulmet kishin ardhur të gjitha nga veriu, por nuk mund të jepte më shumë të dhëna pasi hetimet vijojnë.