Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Armëpushim në Siri, fillon tërheqja e trupave kurde

Postuar: 21/10/2019 - 15:10

Luftëtarët kurdë kanë filluar të tërhiqen nga Siria veriore.
 
Në ditën e tretë të pesë ditëve armëpushim të rakorduar mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara, militantët e YPG kanë braktisur zonën nën rrethim Ras al Ayn, ku deri më tani kishin vijuar të përplaseshin me milicitë lokale pro turke, në pararojë të ofencivës së lancuar më 9 tetor nga ushtria e Rexhep Tajip Erdogan.
 
“Nuk kemi më luftëtarë në qytet”, ka siguruar një komandant i forcave demokratike siriane.
 
Tërheqja drejt jugut është konfirmuar edhe nga Ankaraja që thotë se të paktën 86 mjete janë larguar, e po ashtu edhe nga observatori sirian për të drejtat e njeriut.
 
Sidoqoftë, në vazhdim pritet tërheqja edhe nga zona të tjera, përfshirë të ashtuquajturën zonë e sigurt. Pas pritjes së gjatë të autokolonave mjekësore pranë Ras Al Ayn, është hapur edhe një korridor humanitar për evakuimin e civilëve dhe të plagosurve. Në këtë mënyrë zhbllokohet impasi në zonën më të kontestuar të kufirit ndërkohë që afron edhe fundi i armëpushimit.
 
Sidoqoftë, edhe të dielën ka patur akuza të ndërsjellta për shkelje të armëpushimit ndërkohë që rriten pritshmëritë për takimin e të martës mes Erdogan dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në Sochi, ku pak orë para përfundimit të armëpushimit do të diskutohet fati i zonave të tjera të kontestuara në veri të Sirisë, mes të cilave Kobane dhe Manxhib, në duart e Moskës dhe Damaskut.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 21:18

Teksa dimri përfshin hemisferën veriore të tokës, do të kemi gjithnjë e më pak dritë por disa vende janë shumë më keq se të tjerat.
 

Postuar: 21/11/2019 - 21:03

Pas përplasjes fatale të avionit stërvitor T-38 Talon në bazën ajrore të Oklahoma, mediat venda

Postuar: 21/11/2019 - 20:50

Dy pilotë të forcave ajrore amerikane kanë humbur jetën pas një aksidenti gjatë stërvitjes në b

Postuar: 21/11/2019 - 20:36

Ushtria e Norvegjisë tha sot se ka nevojë për tanke të reja pasi tanket moderne ruse T-80BVM ja

Postuar: 21/11/2019 - 20:24

Presidenti rus Vladimir Putin parashikoi sot shpërbërjen e Bashkimit Evropian duke e krahasuar

Postuar: 21/11/2019 - 20:00

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u akuzua për korrupsion, mashtrime dhe shkelje të bes

Postuar: 21/11/2019 - 19:58

Ish-kryeministri italian dhe drejtuesi i Partisë Forca, Silvio Berlusconi tha sot se Kina është