Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Aktualitet

Arrestimi i 19-vjeçarit në Vlorë pasi qëlloi me armë, ish-gjyqtari padit në SPAK Ardi Veliun dhe ngre akuzat e forta: Nuk është hera e parë që të afërmit e mi...!

Arrestimi i 19-vjeçarit në Vlorë pasi qëlloi me armë,

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj ka reaguar në lidhje me të shtënat me armë zjarri që u raportuan se ndodhën në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas Malajt, akuzat e policisë ndaj Daniel Zotajt, të riut që ra në pranga janë ngritur qëllimisht. Ai shprehet se 19-vjeçari është familjari i tij dhe nuk është hera e parë që arrestohen të afërmit e tij.

Ai bën me dije se pas kësaj ngjarjeje ka regjistruar procedim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu dhe disa efektivëve të tjerë.

“Akuzat mbi këtë ngjarje janë bërë me qëllim nga policia. Nuk është hera e parë që Daniel Zotaj dhe familjarët e mi arrestohen. Artjon Duka është krimineli më i madh në rdhët e policisë. Këta persona shpërdorojnë detyrën e besuar nga shteti për të dëmtuar familjen time. Kam regjistruar procedim penal në SPAK kundër Ardi Veliut dhe xhandarëve të tij,”- shprehet Malaj ndër të tjera.