
“Vangjush Dako ishte lidhje direkte e Ramës”/ Artan Hoxha zbardh detaje të reja nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit: Janë bërë tentativa që...

“Fletë-arresti për Dakon u pre të premten”, Artan Hoxha zbulon detaje të reja: Ja pse nuk u zbatua menjëherë urdhri i SPAK

Plagosi bashkëshorten në Korçë, vetëdorëzohet autori

Kryeministri Rama takim me ambasadoren Yuri Kim pas arrestimi i Dakos nga SPAK (Detajet)

“Është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë”/ Avokati zbulon ku ndodhej Vangjush Dako në momentin që doli urdhër-arresti

Arrestimi i Vangjush Dakos, analisti i njohur zbulon skenarin: Një situatë e tillë i intereson kryeministrit apo po detyrohet...

“SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve”/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon avokati i tij: Ja për çfarë akuzohet

Avokati Hazizaj zbardh detaje nga arrestimi i Vangjush Dakos me urdhër të SPAK: Masa e sigurimit me burg nuk është e duhura, ja çfarë rrezikon ish-kryebashkiaku

Arrestohet në Rusi gazetari i “Wall Street Journal”, rrezikon 20 vite burg, ja për çfarë akuzohet

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Mars 2023

Agjencia më e lartë e sigurisë në Rusi ka deklaruar se është arrestuar një gazetar i mediumit amerikan Wall Street Journal mbi dyshimet për spiunazh. Asnjë dëshmi nuk është dhënë për këto pretendime.
Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) – agjencia ruse për siguri dhe kundërzbulim që e ka pasuar agjencinë KGB të kohës sovjetike – tha të enjten se Evan Gershkovich u arrestua në Yekaterinburg, qytetin e maleve Urale, pasi dyshohet se po përpiqej të siguronte informacion të klasifikuar.
Gershkovich është gazetari i parë i një mediumi amerikan që arrestohet me akuza për spiunazh në Rusi që nga Lufta e Ftohtë. Arrestimi i tij vjen mes tensioneve të shtuara midis Moskës dhe Uashingtonit shkaku i luftës në Ukrainë.
Shërbimi i sigurisë pretendon se Gershkovic “po vepronte mbi urdhra amerikane për të mbledhur informacion për aktivitetet e njërës prej ndërmarrjeve të kompleksit industrial ushtarak rus që përbën sekret shtetëror”. FSB-ja nuk ofroi asnjë dëshmi për këto pretendime.
FSB-ja nuk e bëri të ditur se kur ka ndodhur arrestimi.
32-vjeçari Gershkovich, i cili është qytetas i SHBA-së, mund të përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor për spiunazh.
Gershkovich raporton për Rusinë dhe Ukrainën si korrespondent në zyrën e Moskës të Wall Street Journal. FSB-ja vuri në dukje se ai kishte akreditim nga Ministria e Jashtme ruse për të punuar si gazetar.
Raporti i tij i fundit nga Moska, i publikuar në fillim të kësaj jave, trajtonte ngadalësimin e ekonomisë së Rusisë pas sanksioneve të vendosura nga shtetet perëndimor pas hyrjet në trupave ruse në Ukrainë vitin e kaluar.
Më të lexuarat


Nuk do t'i besoni syve! Ja zbulimi i fundit nga teleskopi hapësinor James Web

Ngrihet alarmi/ Tymi i zjarreve “pushton” shumë zona në këtë vend

Inteligjenca amerikane tregon kush qëndron pas shkatërrimit të digës në Ukrainë

Çfarë ndodhi? Avioni me pasagjerë amerikanë bën ulje emergjente në Rusi

Vijojnë protestat kundër reformës së pensioneve

Finlanda i jep goditjen e fortë Rusisë, ja vendimi drastik që ka marrë

Tërmet i fortë 'shkund' vendin, ja ku ishte epiqendra

Lajm i trishtë/ Ndërron jetë këngëtarja e famshme (Emri+Foto)

E rëndë/ Helmohen 80 nxënëse në një shkollë, zbardhen detajet e para

Ngrihet alarmi/ Ndodh fenomeni i pazakontë, “mbeturinat” e yjeve që vdesin mund të lëshojnë...
