Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Arrihet armëpushim në Gaza pasi Izraeli pranon disa kërkesa të Xhihadit Islamik

Postuar: 14/11/2019 - 15:37

Organizata militante palestineze me bazë në Gaza, Xhihadi Islamik tha sot se ka ndaluar zjarrin ndaj regjimit të Izraelit pas pranimit të disa prej kërkesave të saj si pjesë e një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Egjipti.
 
Zëdhënsi Musab al-Braim, konfirmoi raportimet për armëpushimin duke thënë se ka hyrë në fuqi në 5:30 të mëngjesit të sotëm.
 
Braim tha se Tel Aviv kishte pranuar të ndalonte ekzekutimet e shënjestruara ndaj luftëtarëve palestinezë si dhe zjarrin vrasës në protestat e përjavshme palestineze kundër pushtimit, pranë gardhit që ndan Rripin e Gazës nga territoret e pushtuara nga Izraeli.
 
 “Armëpushimi nisi me sponsorizimin e Egjiptit pasi pushtuesi pranoi kushtet e vendosura nga Xhihadi Islamik për llogari të fraksioneve palestineze të rezistencës”, tha Braim për Reuters.
 
Ende nuk ka konfirmim nga pala izraelite për armëpushimin ndërsa sirenat e alarmit janë dëgjuar edhe sot në Izrael.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2019 - 19:44

Një gjykatë në Sudan dënoi të shtunën ish-Presidentin Omar al-Bashir për pastrim parash dhe korrupsion, duke e dënuar atë me dy vjet në një institucion rehabilitimi.
 

Postuar: 14/12/2019 - 15:39

Rusia ka akuzuar dje se NATO qëllimisht po nxit tensione globale duke avancuar aftësitë ushtara

Postuar: 14/12/2019 - 15:21

Disa vende të Evropës, nga Irlanda e Franca deri në Itali e Greqi, prej orësh po përballen me m

Postuar: 14/12/2019 - 14:55

Megjithëse Boris Johnson fitoi në zgjedhje, qindra protestues kanë mbushur rrugët e Londrës në

Postuar: 14/12/2019 - 14:53

Llogaritet se mbi 300 mijë njerëz, janë vrarë prej trupave japoneze në qytetin Nanjing të Kinës

Postuar: 14/12/2019 - 07:36

Komisioni i Ligjeve i Dhomës së Përfaqësuesve rekomandoi dje ngritjen e akuzave ndaj Presidentit

Postuar: 13/12/2019 - 22:57

Të gjithë emigrantët do të paguajnë një shumë prej 626 paundësh për sistemin qeveritar shëndetëso