BREAKING NEWS

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri dy vëllezër (Emrat)

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri
x

Bota

Arrihet sukses në fushën shkencore, hidhen bazat për të realizuar vaksinën precize kundër viruseve të frymëmarrjes

Të projektuara në kompjuter si të ishin tulla Lego, proteinat sintetike mundësojnë realizimin e vaksinës precize, e aftë për të luftuar edhe viruset më të pakapshme. Testi i provës me teknikën e re, e quajtur “Topobuilder”, është vaksina kundër viruseve të frymëmarrjes të bazuar në tre antigjene sintetike dhe që është eksperimentuar te minjtë dhe majmunët, nga shkencëtarët zviceranë të Universitetit të Luzanës, drejtuar nga Fabian Sesterhen.

Rezultatet, të cilat tregojnë efektivitetin e kësaj qasje të re në nxitjen e një reagimi të fortë imunitar, janë botuar në revistën “Science”.

Proteinat bëjnë të mundur ndërtimin e antigjeneve, që janë molekulat që shtyjnë sistemin imunitar të reagojë kundër një infeksioni, dhe mund të thjeshtojnë teknikat aktuale për pasjen e vaksinave. Është një hap i rëndësishëm përpara, krahasuar me teknikat tradicionale për të pasur proteina sintetike, të cilat deri më tani në shumë raste nuk kanë treguar që kanë një aktivitet biologjik ose të jenë në gjendje të riprodhojnë antigjene shumë komplekse.

Arrihet sukses në fushën shkencore, hidhen bazat për të