BREAKING NEWS

Dalin shifrat, Ministria e Shëndetësisë tregon sa raste të reja me koronavirus janë 24 orët e fundit (HARTA)

Dalin shifrat, Ministria e Shëndetësisë tregon sa raste të
x

Bota

As një muaj në detyrë, jep dorëheqjen ministri i shëndetësisë së këtij shteti, zbardhet arsyeja

As një muaj në detyrë, jep dorëheqjen ministri i

Ministri i shëndetësisë në Brazil ka dhënë dorëheqjen pas më pak se një muaji në punë, pas mosmarrëveshjeve në lidhje me trajtimin e krizës së koronavirusit të përshkallëzuar të vendit.Nelson Teich ka kritikuar një dekret të lëshuar nga presidenti Jair Bolsonaro, që lejonte rihapjen e palestrave dhe salloneve të bukurisë.

Pse dha dorëheqjen ministri?

Në konferencën e tij për shtyp, zoti Teich nuk zbuloi pse ai ishte larguar nga puna. Ai thjesht falënderoi presidentin Bolsonaro që i dha mundësinë për të shërbyer si ministër dhe vlerësoi punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Por ai është përplasur disa herë me presidentin, në lidhje me disa aspekte se si qeveria ka trajtuar pandeminë. Ish-ministri nuk pajtohej me dëshirën e presidentit për të përdorur gjerësisht klorokinën si ilaç trajtues. Ilaçi ka fituar vëmendje të gjerë edhe pse Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se nuk ka prova përfundimtare që funksionon.

Z. Teich gjithashtu u ndesh me presidentin rreth planeve për të hapur ekonominë, duke thënë javën e kaluar se askush nuk ishte konsultuar me të, rreth një urdhri që hapte palestrat, sallonet e bukurisë. Por mosmarrëveshjet për mënyrën se si duhet të përdoret klorokina ishin kryesisht goditjet e fundit që çuan në marrjen e vendimit, raportoi gazeta Globo. /Opinion.al