BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Ashpërsohen tensionet mes Izraelit dhe Palestinës, breshëri raketash mes palëve, dhjetra persona humbin jetën

Ashpërsohen tensionet mes Izraelit dhe Palestinës, breshëri

Ajo që filloi si një përleshje mes forcave policore izraelite dhe besimtarëve palestinezë të cilët e konsideronin ndalimin e mbledhjes pas iftarit si një ndalesë të lirisë së besimit, është përshkallëzuar në sulme ajrore deri në pikën që Kombet e Bashkuara shprehen të shqetësuara se konflikti shumë shpejt do të marrë përmasat e një lufte të vërtetë. Ushtria izraelite pretendon se më shumë se 1 mijë raketa janë qëlluar nga militantët palestinezë, ndërkohë që Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore në Gaza, duke shkatërruar tre blloqe kullash dhe duke vrarë zyrtarë të lartë të Hamasit. Të paktën 53 palestinezë dhe gjashtë izraelitë janë vrarë që nga e hëna, përfshirë këtu edhe 14 fëmijë palestinezë. Izraeli ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin e Lod-it pranë Tel Aviv, ndërkohë që deklaratat nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmërojnë një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës. Netanyahu është shprehur se Izraeli do të përdorë të gjitha forcat e saj për të mbrojtur Izraelin nga armiqtë nga jashtë dhe trazirat nga brenda. "Ky ishte vetëm fillimi. Ne do t'u shkaktojmë goditje atyre që ata kurrë nuk i kanë ëndërruar", tha ai. Netanyahu i përshkroi trazirat si "të padurueshme" dhe tha se ato i kujtuan popullit hebre të kaluarën e tyre. Policia izraelite tha se Lod do të vendoset nën shtetrrethim nga 20:00 me orën lokale të Mërkurën deri në 04:00 të Enjten për të ruajtur sigurinë dhe pronën e banorëve. Të mërkurën Izraeli tha se kishte vrarë zyrtarë të lartë të Hamasit në Gaza dhe po synonte gjithashtu vendet e lëshimit të raketave. Hamas, grupi militant që drejton Gazën, konfirmoi vdekjen e komandantit të tij në Gaza City dhe luftëtarëve të tjerë. "Mijëra udhëheqës dhe ushtarë do të ndjekin gjurmët e tyre," tha Hamas në një deklaratë. Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 300 njerëz janë plagosur atje që nga fillimi i konfliktit, si dhe 53 të cilët kanë vdekur. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë të Mërkurën se sulmet e tyre në Gaza ishin më të mëdhatë që nga konflikti në 2014.

Palestina pretendon për krime lufte

Kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh, ka deklaruar se Izraeli po kryen krime lufte në Gaza, ku dhjetëra civilë, përfshirë fëmijë, janë vrarë në sulmet ajrore izraelite. “Izraeli po kryen krime lufte në Gaza dhe ne po kryejmë kontakte ndërkombëtare për të ndaluar agresionin. Populli i Kudsit pengoi sulmet e kolonëve në Al-Aksa dhe kërkohet të merren vendimet nga një takim ministror arab për të mbështetur qëndrueshmërinë e tyre”, tha ai. Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se të paktën 26 palestinezë janë martirizuar dhe shumë të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës.

Dinamikat e para

Grupi militant i kontrolluar nga Hamas ka thënë se po punon për të mbrojtur xhaminë al-Aqsa të Jerusalemit nga “agresioni dhe terrorizmi” izraelit pasi vendi, i cili është i shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë, ishte skena e përplasjeve midis policisë izraelite dhe palestinezëve të hënën, në të cilën qindra njerëz u plagosën. Ngjarje të tilla u ndoqën nga dëbimi i kërcënuar i familjeve Palestineze nga shtëpitë e tyre në Jeruzalemin Lindor nga kolonët hebrenj dhe kremtimi vjetor i Izraelit për kapjen e Jeruzalemit Lindor në luftën e Lindjes së Mesme 1967, e njohur si Dita e Jeruzalemit. Fati i qytetit, me domethënien e tij të thellë fetare dhe kombëtare për të dy palët, qëndron në zemër të konfliktit dekada të vjetër Izrael-Palestinez. Izraeli në fakt aneksoi Jeruzalemin Lindor në 1980 dhe e konsideron të gjithë qytetin kryeqytetin e tij, megjithëse kjo nuk njihet nga shumica dërrmuese e vendeve të tjera. Palestinezët pretendojnë gjysmën lindore të Jeruzalemit si kryeqyteti i një shteti të tyre të shpresuar.