BREAKING NEWS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu socialist transformon ekipin, pakënaqësitë largojnë figura të njohura të PS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu
x

Bota

Ashpërsohet 'lufta' për nxjerrjen e ilaçit që po e pret e gjithë bota/ Rusia nis fushatë diskreditimi dhe përhap panik për vaksinën e Oxford: I kthen njerëzit në majmunë

Ashpërsohet 'lufta' për nxjerrjen e ilaçit që po

Vazhdon 'lufta' e ashpër mes shteteve të fuqishme për nxjerrjen e vaksinës që e gjithë bota është në pritje të saj. Rusia ka nisur një fushatë diskreditimi dhe dezinformomi për vaksinën kundër Covid-19 të zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike, AstraZenneca raporton britanikja Daily Mail.  

Fushata e iniciuar nga Rusia, synon të përhapë frikë duke pretenduar se vaksina do t’i kthejë njerëzit në majmunë. Në mediat sociale qarkullojnë imazhe dhe video që sugjerojnë se çdo vaksinë e bërë në Mbretërinë e Bashkuar do të ishte e rrezikshme për popullsinë.

Një prej imazheve tregon kryeministrin britanik Boris Johnson duke ecur në Downing Street, ku duket si një majmun.

Testi i pari i vaksinës së Oxfordit pritet të jetë gati para Krishtlindjeve. Të dhënat e marra nga provat klinike sugjerojnë se vaksina është e sigurt dhe krijon antitrupa të cilët mbrojnë nga virusi. Shpresat për t’i dhënë fund pandemisë varen nga gjetja e një vaksine. Pa një vaksinë ose një kurë – asnjëra prej të cilave ende nuk ekziston nuk ka asnjë mënyrë për të ndaluar Covid-19.

Fushata me imazhe të tilla filloi një muaj më parë pasi një vullnetar në provat klinike të vaksinës  së  Oksfordit u sëmur duke pezulluar zhvillimin e vaksinës përkohësisht.

Ndërkohë që Rusia ditën e djeshme ka konfirmuar se edhe vaksina e saj e dytë, i ka kaluar me sukses testet e nevojshme.

Më të lexuarat