Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Askush nuk e priste, ky është fenomeni i çuditshëm që ndodhi pas djegies së katedrales në Paris

Postuar: 18/04/2019 - 07:55

Djegia e Katedrales ‘’Notre-Dame’’ ka qenë kryefjala e të gjitha mediave ndërkombëtare. Por pas djegies së Katedrales, që u deshën dy shekuj për ta ndërtuar ka ndodhur një fenomen i çuditshëm.

E themi këtë pasi libri i shkrimtarit, Viktor Hygo që e bëri aq të njohur Katedralen e  ‘’Notre- Dame’’ është shitur në shifra të frikshme në Amazon.
 
Shkrimtari francez e kishte përshkruar me një përpikmëri frikësuese momentin që flakët do të gllabëronin Katedralen ikonë të Parisit, “Notre Dame”, në romanin e shkruar në vitin 1831.
 
Në romanin e tij shkruhet:
 
“‘Zonja jonë do të qajë për të gjithë ne dhe do të shkëlqejë në distancë. Me ardhjen e pranverës, një kishë e të gjitha kohërave do të digjet për mëkatarët. Sytë e të gjithëve ishin drejtuar te maja e katedrales. Ajo që po shihnin tani ishte diçka e jashtëzakonshme. Në galerinë më të lartë, përmbi rozetën qendrore, dukej një flakë e madhe që ngrihej ndërmjet dy kambanareve në një vorbull shkëndijash; ishte një flakë e madhe, e çrregullt dhe e furishme, së cilës era i rrëmbente herë-herë ndonjë thekë, së bashku me tymin. Nën atë flakë, përfund parmakut të errët me tërfila vezullues, dy ullukë që dukeshin si dy gryka përbindëshash villnin pa pushim atë shi të zjarrtë, currilet e argjendta të të cilit shndritnin në pjesën e poshtme të zymtë të fasadës.’’
Ajo që ka shkruar Hygoi që në vitin 1831 tashmë po konsiderohet si një profeci.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 22:49

Sipas Exit-polleve, Presidenti francez Emmanuel Macron ka pësuar një disfatë prej 4 pikë përqindje.

Ekstremi i djathtë i Marine Le Pen kryeson me 23,25 %, i pasuar nga grupimi i presidentit Macron me 19,21.

Postuar: 26/05/2019 - 21:39

Mbërrijnë rezultatet e para të zgjedhjeve për në Parlamentin Evropian, ajo që bie në sy është fak

Postuar: 26/05/2019 - 21:17

Me përfundimin e votimeve për zgjedhjet europiane në Greqi, sipas exit polleve, Demokracia e re k

Postuar: 26/05/2019 - 20:38

Ministrja e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore e Meksikës, Josefa Gonzalez-Blanco, është dorëhequr pa

Postuar: 26/05/2019 - 20:01

Vdekja e një alpinisti irlandez dhe një britaniku në malin Everest e kanë çuar numrin e viktimave

Postuar: 26/05/2019 - 19:28

Është mbyllur votimi në Parlamentin Europiam për disa vende të BE.

Postuar: 26/05/2019 - 19:03

Edhe pak orë na ndajnë nga përfundimi i zgjedhjeve europiane, për Parlamentin e ri Europian.