
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

“Asnjë qeveri, sado e fuqishme të jetë s’mund të kryejë mizori pa u ndëshkuar”/ Analiza e REL: Bota e Putinit bëhet më e vogël

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Mars 2023

Pas Muammar Gaddafit të Libisë dhe Omar al-Bashirit të Sudanit, presidenti rus, Vladimir Putin, është kreu i radhës i një shteti që ndiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.
Por, është udhëheqësi i parë i një anëtari të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ka një urdhër arrestimi të lëshuar kundër tij, për krim të dyshuar lufte në Ukrainë.
Për Kremlinin, kjo nuk do të thotë asgjë – është një akt “i pavlefshëm” dhe “pa fuqi ligjore”.
“E konsiderojmë të turpshëm dhe të papranueshëm. Rusia, si një numër shtetesh, nuk e njeh juridiksionin e kësaj gjykate”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Për presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është një vendim historik, që do të çojë në llogaridhënie historike.
“Kreu i një shteti terrorist dhe një zyrtare tjetër ruse janë bërë zyrtarisht të dyshuar për krime lufte”, ka thënë ai.
Me kërkesë të kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, gjyqtarët e këtij institucioni kanë lëshuar këtë muaj urdhër arrestimi për presidentin rus, Vladimir Putin, dhe komisionaren për të drejtat e fëmijëve në Rusi, Maria Lvova-Belova. Ata akuzohen për krimin e luftës: dëbim i paligjshëm i fëmijëve nga Ukraina dhe transferim i paligjshëm i tyre në territorin e Federatës Ruse.
Vendimi është shpallur një ditë pasi një komision hetimor i Kombeve të Bashkuara ka akuzuar Rusinë për zhvendosje të detyrueshme të fëmijëve. Sipas raportit, numri i saktë i fëmijëve të dërguar në Rusi, nuk dihet, por autoritetet ukrainase kanë thënë se bëhet fjalë për mijëra.
Autoritetet ruse kanë pranuar se kanë zhvendosur fëmijë, por kanë thënë se e kanë bërë këtë për çështje humanitare, përkatësisht për mbrojtjen e tyre. Raporti i OKB-së e hedh poshtë këtë.
“Transferimet nuk lidhen me arsye sigurie apo mjekësore. Shumë fëmijë nuk kanë mundur të kontaktojnë me familjarët e tyre dhe mund t’i kenë humbur përgjithmonë lidhjet me ta”, thuhet në raport.
Ekspertët ligjorë thonë se gjasat që Putin të arrestohet sa është në pushtet, janë fare të vogla. Gjykata Ndërkombëtare Penale, me seli në Hagë, nuk e ka forcën e vet policore dhe mbështetet te vendet për të zbatuar urdhër arrestimet e saj. Për më tepër, Rusia nuk është palë në Statutin e Romës – traktatin që e ka themeluar Gjykatën. Palë janë 123 shtete nënshkruese.
David Scheffer, i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA-së për Çështjet e Krimeve të Luftës në administratën e Bill Clintonit, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se Putin tani do të frikësohet të udhëtojë.
“Edhe brenda [Rusisë] – me sa kam kuptuar nga lajmet – ai nuk po fluturon më, ndoshta nga frika e rrezikut në qiell. Ai e merr trenin kudo ku shkon në Rusi. Tani, ai duhet të frikësohet vërtet nga udhëtimet jashtë kufijve të Rusisë. Ndoshta, me përjashtim të vendeve si: Kina, Bjellorusia, Irani, Koreja e Veriut. Këto vende me siguri që nuk do ta arrestonin”, thotë Scheffer.
Ai shton se nuk ka asnjë garanci se edhe vendet që janë palë në Statutin e Romës do ta arrestonin, por thekson se ato kanë detyrime ligjore për ta bërë një gjë të tillë.
Rusia është një nga vendet më të fuqishme në botë, me rezerva masive të armëve bërthamore, dhe arrestimi i udhëheqësit të saj mund të ketë pasoja për çdo vend që tenton ta bëjë atë. Kushtetuta e Rusisë, po ashtu, e ndalon ekstradimin e qytetarëve rusë në një shtet tjetër, çfarë do të thotë se edhe nëse Putini humb pushtetin, qeveria e re – nëse potencialisht do të donte ta ekstradonte – do të haste në pengesa.
Atëherë, nëse Putin vështirë se mund të arrestohet, përse akuza e tij ka peshë? Susana Sacouto, drejtore e Zyrës së Kërkimeve për Krime Lufte në Kolegjin e Drejtësisë në Uashington, shpjegon për Exposenë:
“Urdhërarrestimi do t’ia bëjë botën më të vogël [Putinit], do t’i kufizojë lëvizjet e tij dhe do ta izolojë më shumë nga pjesa tjetër. Urdhërarrestimi, po ashtu, mund t’i bëjë disa që ta rimendojnë bashkëpunimin e tyre me Putinin – pra, sa larg mund ta çojnë mbështetjen për të? Kemi rastin e komisionares [ruse] për të drejtat e fëmijëve. Ajo akuzohet si bashkautore në mizori. Pra, ka mundësi që urdhër arrestimet të shërbejnë si masë parandaluese për bashkëpunëtorët e tjerë”.
Sacouto thotë se akuzat mund ta ndryshojnë intensitetin e luftimeve edhe në fushëbetejë.
“Sepse, lufta nuk është e paligjshme, por sjellje të caktuara në luftë janë të paligjshme, si shënjestrimi i civilëve apo vrasja e ushtarëve që dorëzojnë armët. Pra, ka rregulla të luftës. Është interesante akuza kundër komisionares për të drejtat e fëmijëve. Mendoj se dërgon mesazh të fuqishëm”, thotë ajo.
Bashkëbiseduesit e REL-it thonë se akuza për krime lufte mund ta dobësojë imazhin e Putinit edhe te fuqitë si India, që nuk e kanë sanksionuar për pushtimin e Ukrainës. Sipas tyre, ai mund të shihet me mosbesim edhe te një pjesë e popullatës së thjeshtë ruse, marrë parasysh se Putin vazhdimisht e ka pozicionuar veten si udhëheqës që mbështet “vlerat tradicionale të familjes” dhe mbron fëmijët – ndryshe nga ata në Perëndim, sipas tij.
David Scheffer, tani bashkëpunëtor i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë, shpreh bindjen se Putin do të ngarkohet së shpejti edhe me akuza të tjera.
“Vetë prokurori ka sinjalizuar se mund të ngrihet akuzë për sulmet kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës, që kanë pasur ndikim jashtëzakonisht të madh në sigurinë dhe mirëqenien e popullatës civile, sepse ajo ka mbetur pa rrymë gjatë muajve të ftohtë të dimrit. Nuk do të ishte për t’u habitur nëse Gjykata Ndërkombëtare Penale, së shpejti, lëshon urdhër arrestim edhe për këtë krim”, thotë Scheffer.
Këshilli Atlantik – institut me seli në Uashington – ka vlerësuar në një analizë të veten se rasti kundër Putinit “është mesazh edhe për shkelësit e tjerë të të drejtave të njeriut në botë, përfshirë Kinën”.
“Putin përballet me ndjekje të mundshme për krimin e dëbimit me forcë të fëmijëve ukrainas dhe zyrtarët kinezë janë implikuar në të njëjtën vepër në provincën Ksinjiang… Asnjë qeveri, sado e fuqishme të jetë, nuk mund të kryejë mizori pa u ndëshkuar”, është konstatim i Këshillit Atlantik./REL/
Më të lexuarat


Njihuni me vendin që i jep lamtumirën pandave

Medvedev bën paralajmërimin e frikshëm për Ukrainën dhe zbulon planin e Rusisë

Kina reagon ashpër për raportin se manipulon mediat globale: SHBA-të janë perandoria e gënjeshtrave

Aneksimi i katër rajoneve ukrainase ilegalisht nga Rusia, Putin feston sot përvjetorin: Votuan për të qenë pjesë e jona

Dasma u kthehet në tragjedi, çifti rrëfen detaje tronditëse: Njerëzit filluan të ulërinin, kapa gruan time dhe...

Video që po bën xhiron e rrjetit/ Mbrojtja ajrore ruse rrëzon avionin e saj luftarak (Video)

Temperaturat ekstreme/ Rekord në këtë vend, muaji shtator më i ngrohtë që nga viti 1900

Samiti i 6-të i Duhanit, flasin ekspertët: Ja çfarë duhet bërë për reduktimin e dëmit

Shpërthen në flakë trageti me 175 persona, dyshohet se...

Gazeta gjermane: Vuçiç, njëjtë si Millosheviçi, po nxit dhunë në Kosovë dhe po e injoron BE-në
