BREAKING NEWS

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet masa e dhënë

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na tha se u zhduk”/ Zbulohet për herë të parë shteti ku ndodhet personi që lajmëroi xhaxhanë e Ervis Martinaj për zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na
x
BREAKING NEWS

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e menjëhershëm

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e kërcyer në bodrumet e politikës shqiptare

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e
x
BREAKING NEWS

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e Berishës nga politika, në shtator Kuvendi do shkaktojë “tërmet” për “non gratat” dhe spiunët

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali Berishën, nëse nuk do jetë më deputet ndaj tij do të filloj procesi penal, në shtator do kemi ngjarje të reja

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali
x
BREAKING NEWS

Paralelet mes rastit “Berisha” dhe atij të zv.presidentit të Paraguajit pas shpalljes “non grata” nga SHBA, ja vija e kuqe që i ndan në mes

Paralelet mes rastit “Berisha” dhe atij të zv.presidentit
x
BREAKING NEWS

“Ndarja e tij është një humbje e madhe për të gjithë”/ Fakulteti i Ekonomisë jep lajmin e trishtë: Për pesë dekada Profesor në auditore dhe angazhim në pasurimin e aktivitetit akademik dhe shkencor

“Ndarja e tij është një humbje e madhe për të
x

Bota

“Asnjërit prej nesh nuk i pëlqen t’i thuhet se çfarë të bëjë”, ambasadori amerikan në Serbi i prerë: SHBA nuk mund t’i tregojë BE-së se kush...

“Asnjërit prej nesh nuk i pëlqen t’i thuhet se

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha më 5 korrik në Beograd se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Serbia duhet të gjejnë interesa të përbashkëta dhe të fillojnë bisedime të sinqerta për dallimet që kanë.

“Në 140 vitet e ardhshme të marrëdhënieve dypalëshe, Serbia dhe SHBA do të kenë shumë punë për të bërë. SHBA-të e kuptojnë rëndësinë e kësaj pjese të botës dhe kjo është arsyeja pse marrëdhëniet me Beogradin janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ne”, tha ambasadori amerikan gjatë vizitës së tij në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd në hapjen e konferencës dyditore “Partneriteti Serbo-Amerikan nëpër shekuj”.

Konferenca, e cila zhvillon punimet sot dhe nesër është organizuar nga Qendra për Studime të Shteteve të Bashkuara të Fakultetit të Shkencave Politike, me rastin e shënimit të 140 vjetorit nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së.

“Nuk i takon SHBA-së t’i thotë BE-së se kush duhet të jetë anëtar i saj dhe kush duhet t’i bashkohet asaj kur, por i takon SHBA-ve të thonë se ne duhet të vazhdojmë me projektin e një Evrope të plotë, të lirë dhe në paqe”, tha Hill dhe shtoi se marrëdhëniet me Evropën, përfshirë Serbinë, janë shumë të rëndësishme për SHBA-në.

Ai tha se amerikanët dhe serbët ndajnë tipare të përbashkëta.

“Asnjërit prej nesh, qoftë serb apo amerikan, nuk i pëlqen t’i thuhet se çfarë të bëjë. Por unë mendoj se duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin më mirë, të kuptojmë njëri-tjetrin. Në thelb, ne duhet të kuptojmë pak më shumë se çfarë është logjika në marrëdhëniet tona”, tha ai.

Ai përmendi edhe luftën në Ukrainë, duke thënë se pushtimi rus në atë vend përbën rrezik për të gjithë.

Më parë, gjatë një vizite në Nish në jug të Serbisë më 27 qershor, ai tha se “Serbia duhet të dyfishojë përpjekjet e saj dhe të kthehet në institucionet perëndimore dhe të harmonizohet me Bashkimin Evropian”. /REL

 

Më të lexuarat