BREAKING NEWS

Gjermanët shkundin klasën politike: Presidenca e pushtuar nga një individ që i shërben partisë së tij, PS pushtet absolut, PD-LSI i shpëtuan drejtësisë falë Llallës

Gjermanët shkundin klasën politike: Presidenca e pushtuar nga një
x

Bota

Asteroidi sa një piramidë po kalon përsëri pranë tokës

Asteroidi sa një piramidë po kalon përsëri pranë
Një ditë kalon, dhe një tjetër asteroid më masë së një piramidë rrokulliset ngjitur më tokën.
 
Kësaj here vizitori i shpejtë është emërtuar 2019 SX5, dhe do të jetë sonte fqinji ynë kozmik. Ai ka një diametër prej 140 metra dhe është i lartë sa piramida e Gizës në Egjipt. Udhëton në hapësirë me 78,900 km/orë dhe rreth orës 7:07 pasdite sipas NASA's.
 
 Por sado afër që të jetë me standardet e hapësirës shkëmbi nuk do të jetë kërcënim për tokën pasi në pikën më të afërt të trajektores së tij ai qe  rreth 6 milionë kilometra larg planetit tonë.
 
Sa për krahasim hëna orbitën tokën rreth 380,000 km larg saj ndërsa planeti ynë më i afërt Venus, është rreth 40 milionë km larg.
 
Një tjetër asteroid me masë të ngjashme kaloi pranë tokës në korrik ndërsa raportimet e hapësirës thonë se me të vërtetë numri i këtyre objekteve është shtuar vitet e fundit. 
 
Statistikat thonë se një asteroid me masë të tillë përplaset me tokën një herë në rreth 10,000 vjet ndërsa asteriodë me diametër më të madh se 1 km godasin planetin tonë një herë në 100,000 vjet.