BREAKING NEWS

Primaret në PD/ Mbyllet numërimi në degën 5 të Tiranës, kush fiton nga 7 kandidatët

Primaret në PD/ Mbyllet numërimi në degën 5 të
x
BREAKING NEWS

Kokalari nuk përmbahet ndaj deputetit të PD-s: Është besnik, por i duhet hequr pak pushteti

Kokalari nuk përmbahet ndaj deputetit të PD-s: Është besnik,
x
BREAKING NEWS

“Shifrat tuaja në mospërputhje me të PD-së”, gazetari ‘zë ngushtë’ Alimehmetin

“Shifrat tuaja në mospërputhje me të PD-së”,
x
BREAKING NEWS

Primaret/ Mori vetëm 32 vota, Sazan Guri shpërthen në akuza: Më vodhën dhe mua

Primaret/ Mori vetëm 32 vota, Sazan Guri shpërthen në akuza:
x
BREAKING NEWS

A ka patur zgjedhës socialistë? Habit me përgjigjen Sali Berisha

A ka patur zgjedhës socialistë? Habit me përgjigjen Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Samiti i BE-së në Tiranë, Vuçiç ndryshon mendje? Ja kur pritet ta marrë vendimin presidenti serb

Samiti i BE-së në Tiranë, Vuçiç ndryshon mendje? Ja
x
BREAKING NEWS

“Në listat e PD kishte socialistë”/ Plas debati në studio mes kandidatit në Kamës dhe Flamur Nokës

“Në listat e PD kishte socialistë”/ Plas debati në
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Primaret në PD, përfundon numërimi për Bashkinë e Durrësit, ja kush e fitoi

EMRI/ Primaret në PD, përfundon numërimi për Bashkinë e
x

Bota

Çastet e fundit para vdekjes, kush ishte pranë Mbretëreshës Elizabeth para se të ndërronte jetë

Çastet e fundit para vdekjes, kush ishte pranë

Anëtarët e familjes mbretërore të Britanisë nxituan dje në Pallatin Balmoral në Skoci për të qenë në krah të Mbretëreshës Elizabeth me urgjencë pasi mjekët e paralajmëruan për shëndetin e saj, por ata nuk arritën ta shihnin para se të vdiste, siç raporton Daily Mail. 

Para vdekjes, pranë saj arritën të ishin vetëm fëmijët e saj më të mëdhenj, mbreti i ri i Britanisë Charles dhe motra e tij, Princesha Anne, sipas burimeve të cituara nga prestigjozja britanike.

Princi Andrew, Princi Eduard me gruan e tij Sophia dhe Princi William, edhe pse nxituan për në Skoci, duket se nuk kanë pasur kohë t’i thonë lamtumirën mbretëreshës Elizabeth sa ishte gjallë. Ndërsa Princi Harry mbërriti në Balbral rreth 1 orë e gjysmë pasi u njoftua publikisht se mbretëresha Elizabeth kishte ndërruar jetë.

Charles ishte në krah të Mbretëreshës Elizabeth vetëm disa orë përpara se Pallati Buckingham të njoftonte për herë të parë se mjekët e 96-vjeçares ishin “të shqetësuar” për shëndetin e saj

Charles udhëtoi për në Skoci me helikopterin e Mbretëreshës Elizabeth i cili u ngrit në orën 8:48 të mëngjesit të së enjtes për ta marrë atë nga shtëpia e Dumfries përpara se të mbërrinte më në fund në Pallatin Balmoral në orën 12:27 të së enjtes. Gjithashtu, me makinë shkoi edhe gruaja e tij, Camila.

Vajza e Mbretëreshës, Princesha Anne, ishte tashmë me nënën e saj.

Stafi i pallatit organizoi dërgimin e avionëve në Skoci për të shkuar Princi Eduard, gruaja e tij, të cilën monarkja 96-vjeçare e konsideronte vajzën e saj të dytë, dhe Princin Andrew. Princi William ishte gjithashtu në të njëjtin aeroplan me ta. Bashkëshortja e tij, Kate qëndroi me fëmijët e tyre pasi sapo kishin nisur vitin e ri shkollor.

Familja mbërriti në Balmoral në orën 19:06 dhe megjithëse Pallati Buckingham nuk e ka konfirmuar kohën e vdekjes, ndërsa besohet se ata nuk arritën ta shihnin monarken para se të vdiste.