BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Bota

Autoritetet në alarm: Një virus respirator po bën “namin”, mbushen plot spitalet

Autoritetet në alarm: Një virus respirator po bën

Një virus që godet rrugët e frymëmarrjes po prek foshnjat në Itali, duke vënë në alarm autoritetet shëndetësore të vendit fqinj.

Repartet pediatrike janë mbushur plot, shkruajnë mediat vendase e po ashtu edhe terapitë intensive për të porsalindurit. Mjekët thonë se janë shtuar shumë rastet e bronshiteve dhe pneumonive, të cilat duket se janë shkaktuar pikërisht nga virusi në fjalë.

Infeksione të tilla konsiderohen përgjegjëse për gati 5% të vdekjeve tek fëmijët nën moshën 5 vjeç në të gjithë botën.

Pandemia e Covid 19 kishte bërë që problemet e kësaj natyre të zbrisnin në një minimum historik, por tani po shfaqen sërish. Fabio Midulla, president i Shoqatës Italiane për Sëmundjet respiratore tek të miturit, thotë se ky lloj virusi nënvlerësohet shumë.

Tek fëmijët pak më të rritur, ai mund të kalojë me simptoma më të lehta si rinofaringite, temperaturë e kollë ndërsa tek të porsalindurit, situata mund të jetë më shqetësuese, duke sjellë edhe bronshite të rënda.

Kundër këtij lloj virusi nuk ka aktualisht vaksinë, por Pfizer ka njoftuar së fundi se një studim i tij për sëmundjen në fjalë është tashmë në fazën 3 dhe ka hyrë në procedurë aprovimi të përshpejtuar nga FDA në SHBA.