BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Bota

Autoritetet shëndetësore gjermane aprovojnë një ilaç të ri për provën klinike kundër COVID-19

Autoritetet shëndetësore gjermane aprovojnë një ilaç

Organi rregullator mjekësor i Gjermanisë njoftoi se ka aprovuar një ilaç të quajtur “ABX464” për testimin e pacientëve me COVID-19, sëmundja e frymëmarrjes e shkaktuar nga koronavirusi.

Një zëdhënës i Institutit Federal për Ilaçe dhe Pajisje Mjekësore (BfArM) deklaroi se testi klinik po zhvillohej nga “Abivax SA”, një kompani franceze bioteknologjie me seli në Paris, Francë.

Ai shtoi se gjithsej janë aprovuar 22 prova klinike për trajtimin e COVID-19.

“Abivax SA” njoftoi se po zhvillon testim në mbi 1034 pacientë të moshuar ose me rrezik të lartë nga COVID-19, me qëllim përcaktimin e faktit nëse ilaçi mund të frenojë përhapjen e virusit brenda trupit.