
Autoriteti më i lartë i shërbimeve sekrete amerikane konfirmon lajmin, zbardhen të dhënat tronditëse se çfarë po krijon Kina: Ky është rreziku më i madh

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Dhjetor 2020

Gjenerata të tëra janë rritur me filma ku protagonistë ishin ushtarë me veti të jashtëzakonshme, ose pjesërisht të ndihmuar nga gjymtyra robotike.
Por trupa ushtarake të tilla mund të ekzistojnë edhe në të vërtetë, dhe ky mund të jetë një lajm aspak pozitiv, të paktën për vendet perëndimore. Lajmin, që pret konfirmim, nuk e ka dhënë një skenarist filmash por autoriteti më i lartë i shërbimeve sekrete amerikane, drejtori i National Intelligence John Racliffe, ku përfshihen të 17 agjencitë e shërbimit sekret amerikan.
Ratcliffe në janar pritet t’i lëshojë vendin zëvendës drejtoreshës e CIA-s Avril Haines, pas betimit të presidentit të ri Joe Biden, por në një intervistë për prestigjiozen Wall Street Journal ka lëshuar akuza të forta ndaj Kinës.
“Kina është rreziku më i madh për Shtetet e Bashkuara. Të dhënat nga shërbimet sekrete janë të qarta, Kina ka vullnetin për të dominuar SHBA-të dhe vendet e tjera të botës nga ana ekonomike, teknologjike por edhe ushtarake. Ata po eksperimentojnë mbi anëtarë të Ushtrisë së tyre me shpresën që të zhvillojnë ushtarë me kapacitete biologjike të zgjeruara. Nuk ka limite etike për Kinën në vullnetin për pushtet”, deklaroi Ratcliffe.
Për këtë arsyeje, ish-kongresmeni teksan, i emëruar në postin prestigjioz nga presidenti Donald Trump pas Richard Grenell, thotë se ka alokuar fonde të rëndësishme për agjencitë amerikane që do të fokusohen kryesisht nga Pekini, duke lënë disi mënjanë, për momentin, “armikun” e përhershëm që ndodhet në Kremlin.
Më të lexuarat


Skandali me maskat/ Deputeti ‘i babëzitur’ dorëzon menjëherë mandatin

'The Economist': A po evoluon SARS-CoV-2 për t’u bërë më vdekjeprurës? Ja çfarë thonë shkencëtarët

Tragjike/ Gruaja vret vajzën 2 vjeçare dhe tenton të vetëvritet. Zbulohet telefonata që i ka bërë të shoqit pak para aktit ekstrem, çfarë zbuluan hetuesit në trupin e saj

Dalin pamjet nga 'festa' ku digjen maskat mbrojtëse dhe fotografitë e presidentit Joe Biden

E frikshme/ Kur do të shkatërrohet bota? NASA zbulon datën dhe shkakun

Zvicra ndalon mbulimin e fytyrës në publik

Humbi 27 miliardë $ brenda javës / Elon Musk “lëshon fronin”, ja kush është njeriu më i pasur në planet

Në Kongres pritet të zhvillohet një betejë e madhe! Presidenti Joe Biden paralajmëron ndryshim drastik

A ka kuptim mbajtja e maskës jashtë? DW: Sa i madh është rreziku i infektimit me koronavirus në natyrë?

Gruaja e ‘hekurt’ e Evropës del me paralajmërimin e fortë në ditën e gruas: Po kërcënohen rëndë nga...
