BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Avionët izraelitë tjetër sulm në Rripin e Gazës, shënjestrohen komandantët, SHBA-Gjermania kërkojnë paqe

Avionët izraelitë tjetër sulm në Rripin e Gazës,

Situata në Rripin e Gazës është në dinamika të frikshme, ndërkohë që sulmet e Izraelit vijojnë kundrejt Palestinës. Ushtria izraelite ka bërë me dije se sulmet e mëngjesit të së hënës janë si pasojë e sulmeve të Hamasit në qytetet jugore izraelite. Ushtria izraelite tha se më shumë se 50 aeroplanë luftarakë kryen një sulm 20-minutësh në Rripin e Gazës pak para agimit të së hënës. Ushtria gjithashtu tha se kishte goditur shtëpitë e nëntë komandantëve "të rangut të lartë" të Hamasit. Izraeli thotë se më shumë se 3,000 raketa janë qëlluar në vend gjatë javës së kaluar. Sipas të dhënave të raportuara nga ministria e Shëndetësisë në Gaza, numri i përgjithshëm i të vdekurve në territor tani është 200, duke përfshirë 59 fëmijë dhe 35 gra, ndërsa numri i të lënduarve është 1,305. Izraeli pretendon se më shumë se 130 militantë janë midis të vdekurve, por Hamas nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë. Edhe pse ndërkombëtarët janë duke dhënë deklarata pro stopimit të sulmeve dhe dhunës, deklaratat e ardhura nga Hamasi dhe Izraeli tregojnë se një zgjidhje paqësore është shumë larg. Gjatë një konference për media, kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu bëri me dije se sulmet e Izraelit do të vijojnë me fuqi të plotë dhe se do të zgjasin në kohë. Ai ka pranuar se është duke iu bërë presion nga jashtë, por gjithsesi nuk pranoi të tërhiqet.

Reagimet ndërkombëtare

Presidenti amerikan Joe Biden, i cili deri tani ka pasur një mbështetje të qartë kundrejt Izraelit,

i ka kërkuar ditën e djeshme Izraelit detaje dhe sqarim mbi një sulm sulm ajror në një ndërtesë në Gaza që strehonte media ndërkombëtare, përfshirë Associated Press dhe Al Jazeera. Gjithsesi, mbështetja e Shtëpisë së Bardhë vijon ndërkohë që ujërat janë trazuar, për shkak të miratimit të shitjes së një sasie të madhe armatimesh në Izrael. Pikëpyetjet ngrihen edhe më shumë ndërkohë që Kongresi është njoftuar në lidhje me shitjen vetëm një javë përpara plasjes së sulmeve mes Hamasit dhe shtetit izraelit. Sipas Washington Post, presidenti Biden ka aprovuar një shitje prej 735 milion dollarë të armëve të drejtuara saktësisht për Izraelin. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA, Jake Sullivan, thotë se ai ka takuar homologë të qeverisë nga Izraeli dhe Egjipti për të diskutuar mbi konfliktin. Ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se Uashingtoni po punon “intensivisht” prapa skenave për t’i dhënë fund dhunës. Për sa i përket qëndrimit të vendeve europiane, Gjermania dhe Franca kanë bërë thirrje për ndalje sa shpejt të sulmeve. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ndan një shqetësim të thellë për përshkallëzimin e vazhdueshëm të dhunës dhe dënojnë shumë viktima civile. Ndërsa kancelaria gjermane Merkel u shpreh se ka bërë thirrje për t'i dhënë fund dhunës sa më shpejt të jetë e mundur ndërsa ishte duke folur me kryeministrin Netanyahu. Sidoqoftë, ajo shprehu solidaritetin e Gjermanisë me Izraelin në konflikt. "Kancelarja përsëri dënoi ashpër sulmet e vazhdueshme me raketa nga Gaza ndaj Izraelit por siguroi Kryeministrin për solidaritetin e qeverisë gjermane. Ajo riafirmoi të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur nga sulmet", tha zëdhënësi i saj, Steffen Seibert. Sa i përket Greqisë, ministri i Jashtëm i këtij shteti do të vizitojë sot Izraelin dhe Palestinën ku do të takohet me homologun palestinez Al-Maliki, homologun izraelit Ashkenazi dhe Patrikarkun e Kudsit Theophilos. Pas përshkallëzimit të dhunës, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka vendosur ë organizojë një takim urgjent të enjten. Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Volkan Bozk?r, njoftoi se takimi i të enjtes do të trajtojë situatën e rëndë në territoret e pushtuara palestineze.