Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Balenat rikthehen në Manhatan (video)

Postuar: 24/06/2019 - 20:29

Qyteti i Nju Jorkut ka pika të panumërta tërheqëse për vizitorët e saj të shumtë, por tani ka diçka tjetër turistike dhe shumë të pazakontë - balenat.
 
Kohët e fundit duket se gjithnjë e më shumë balenat kanë filluar të shihen në ujrat e Nju Jorkut pranë Manhatanit. Ambjentalistët thonë se kjo është një shenjë inkurajuese se uji po bëhet më i pastër.
 
Shkencëtarët thonë se balenat po afrohen përsëri pranë portit të Nju Jorkut, pas një shekulli, falë cilësisë më të mirë të ujit.
 
Ato filluan të kthehen pak vite më parë, duke tërhequr turistë dhe banorë të vetë qytetit.
 
Kuratori veteran i akuariumeve Paul Sieswerda themeloi organizatën vullnetare Gotham Whale. Grupi mbledh informacione rreth këtyre krijesave dhe i kalon ato tek shkencëtarët.
 
"Ne e bëjmë këtë përmes qytetarëve të zakonshëm që ecin në këtë zonë. Në se shohin një balenë këtu dhe marrin një fotografi për ta dokumentuar këtë, e kalojmë në të dhënat tona", thotë zoti Seiswerda.
 
Shkencëtarët përdorin informacionin për të ndjekur lëvizjen e balenave dhe sigurojnë që anijet e portit të ngadalësojnë shpejtësinë aty ku balenat janë më aktive.
 
Disa anije, si “American Princess”, ofrojnë shëtitje për turistët për të parë dhe për të fotografuar balenat. (VOA)
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 21:47

Teksa forcat amerikane në Siri u zhvendosën drejt fushave të naftës në Deir Ezzor në vijim të tërheqjes nga veriu i Sirisë, Rusia po vijon vendosjen në postet e braktisura nga SHBA.
 

Postuar: 18/11/2019 - 21:36

 Kina ka lunduar dje në ngushticën e Taivanit me aeroplambajtësen e saj të re, disa ditë p

Postuar: 18/11/2019 - 20:29

Autoritetet italiane arrestuan shefin e një kompanie në Napoli pasi punësoi dhjetëra punëtorë pa

Postuar: 18/11/2019 - 20:07

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusog tha se Ankaraja do të nisë një operacion të ri ush

Postuar: 18/11/2019 - 20:04

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen bënë thirr

Postuar: 18/11/2019 - 19:51

Të paktën tre persona janë vrarë nga disa të shtëna në një Walmart në OklahomaSipas Patrullës s

Postuar: 18/11/2019 - 15:51

Prej dekadash SHBA ka refuzuar t’u shesë Egjiptit avionët gjuajtës F-15 për të mbajtur ve