Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Banorët kthehen në lagjen më të dëmtua në Gaza, tronditen nga pamja

Banorët kthehen në lagjen më të dëmtua në Gaza, tronditen nga pamja

Postuar: 05/08/2014 - 12:21

Qindra banorë të Rripit Gazës u kthyen në shtëpitë e tyre dje gjatë një armëpushimi humanitar shtatë-orësh të shpallur nga Izraeli. Banorët që u kthyen në një nga lagjet më të dëmtuara u tronditën nga ajo që panë. 
 
Khan Younis është një zonë bujqësore, disa qindra metra larg kufirit të Gazës me Izraelin. 
 
Banorët e kësaj zone u kthyen në shtëpitë e tyre për herë të parë që nga fillimi i operacioneve tokësore izraelite në Rripin e Gazës më shumë se dy javë më parë. 
 
Ahmedi, i cili nuk pranoi të jepte emrin e tij të plotë, thotë se shtëpia tre katëshe e familjes së tij u shkatërrua plotësisht. 
 
"Kjo është hera e parë që shtëpia jonë shkatërrohet. Ne nuk e dimë pse. Sa herë që ka luftime, ata (izraelitët) shkatërrojnë vetëm shtëpitë tona. Këtu banonin njerëz të thjeshtë që nuk kanë lidhje me militantët". 
 
Katër javë më parë, Izraeli filloi ofensivën në Rripin e Gazës për shkatërrimin e tuneleve dhe zonave që militantët e Hamasit i përdornin për të sulmuar izraelitët. 
 
Khan Younis ishte një nga zonat më të goditura. 
 
Rreth 200 mijë banorë të zhvendosur të Rripit të Gazës janë strehuaur në shtëpitë e anëtarëve të familjeve të tyre në pjesë të tjera të qytetit. 250 mijë të tjerë janë strehuar në objektet e Kombeve të Bashkuara si shkollat. Të tjerët kanë ngritur kampe në rrugë. 
 
Disa prej tyre shpresojnë të kthehen në shtëpitë e tyre pas pushimit të luftimeve. 
 
Om Omar al-Najar, familja e së cilës është pronare e një ferme në afërsi të kufirit, thotë se shtëpia e saj është dëmtuar përtej riparimit dhe të gjithçka brenda saj është djegur. 
 
"Ne po kthehemi. Ne do të ri-ndërtojmë shtëpitë tona. Në të kaluarën ata kanë bombarduar lagjen dhe ne jemi kthyer dhe e kemi ri-ndërtuar atë, dhe përsëri do ta rindërtojmë atë. Do ta bëjmë këtë sepse nuk kemi tokë tjetër. Ne kurrë nuk do t’i lëmë izraelitët ta marrin tokën tonë". 
 
E ardhmja për të pastrehët është e pasigurt. Strehimi i tyre do të jetë vetëm një pjesë e përpjekjeve të mëdha humanitare që do të jenë të nevojshme në Gazë pas mbarimit të luftimeve. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 19:18

Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Lyon, në rrugën Viktor Hugo. Nga shpërthimi mësohet te ketë të paktën tetë të plagosur, mes tyre një vajzë 8-vjeçare. 

Postuar: 24/05/2019 - 17:12

Kalimi i transportit të armëve përmes lumit Colorado në Amerikë është bërë më i thjeshtë nga nd

Postuar: 24/05/2019 - 17:07

Adem Duygu, analisti ushtarak nga Turqia ka postuar së fundmi imazhet satelitore të avionit të

Postuar: 24/05/2019 - 15:27

=SHBA i ka dhënë ultimatum Turqisë, partnerit në NATO.

Postuar: 24/05/2019 - 15:12

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, shkëmby

Postuar: 24/05/2019 - 11:23

Pak minuta më parë kryeministrja Britanike Theresa May ka dhënë dorëheqjen.

Postuar: 24/05/2019 - 08:33

Irani nuk do të dorëzohet ndaj presionit të SHBA dhe nuk do të braktisë qëllimet e tij edhe nës