BREAKING NEWS

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në Shqipëri, shkon në 16 numri i viktimave, një pacient ndërron jetë mëngjesin e sotëm

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në
x

Bota

BE-ja vlerëson krijimin e një Qendre Europiane të Krizës, Italia kërkon ngritjen e Koronabondit

BE-ja vlerëson krijimin e një Qendre Europiane të Krizës,

27 vendet e BE-së po mendojnë të krijojnë një qendër europiane për menaxhimin e krizave. Kjo është ajo që del nga projekt/dokumenti i videokonferencës së 27 liderëve të Bllokut.

"Ne duhet të mësojmë nga kriza e tanishme me koronavirusin dhe të fillojmë të reflektojmë në rezistencën e shoqërive tona. Erdhi koha për të krijuar një sistem më ambicioz dhe më të gjerë të menaxhimit të krizave, duke përfshirë për shembull, një Qendër Europiane e Menaxhimit të Krizave”, -thuhet në dokument.

Kryeministri italian dhe tetë liderë të tjerë europianë i bënë thirrje Strasburgut për krijimin e Koronabondit.

Kryeministri Conte dhe tetë liderë të tjerë europianë, duke përfshirë presidentin francez Macron, kanë nënshkruar një letër të përbashkët duke kërkuar krijimin e "Coronabonds", për të përballuar krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia, përpara samitit europian të së enjtes.

Letra është firmosur nga Italia, Spanja, Franca, Portugalia, Sllovenia, Greqia, Irlanda, Belgjika dhe Luksemburgu.