Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

BE ndalon një pesticid tjetër, i rrezikshëm për njerëzit dhe bletët

Postuar: 22/10/2019 - 19:58

Anëtarët e BE-së kanë renditur në listën e pesticideve të ndaluara edhe substancën e katërt të neonicotinoidit që konsiderohet një rrezik për njerëzit dhe bletët, kanë njoftuar Komisioni Evropian dhe EFSA.
 
Rënia e popullsisë së bletëve vitet e fundit ka qenë e lidhur me përdorimin e pesticideve në bujqësi.
 
Bletët luajnë një rol të rëndësishëm për bimët, kështu që rënia e numrit të tyre ka ngritur shqetësime për ekonominë dhe furnizimin me ushqim.
 
Shtetet anëtare të BE-së më herët ndaluan përdorimin e pesticideve në natyrë  klianidin, imidacloprid dhe tiamethoxam vitin e kaluar, për shkak të efekteve të tyre të dëmshme në sistemin nervor qendror të insektit, duke përfshirë bletët.
 
Thiacloprid do të shtohet në listë pas vendimit të sotëm nga një panel ekspertësh që përfaqësojnë 28 vende të BE-së, njoftoi Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit EFSA në Twitter.
 
Agjencia lëshoi një analizë të substancës në janar të këtij viti, duke theksuar veçanërisht shqetësimet në lidhje me depërtimin e saj në ujërat nëntokësore.
 
Është konstatuar gjithashtu se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të vlerësuar rrezikun që paraqet ekspozimi i njeriut ndaj mbetjeve të asaj lënde, tha një zëdhënëse e agjencisë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 21:18

Teksa dimri përfshin hemisferën veriore të tokës, do të kemi gjithnjë e më pak dritë por disa vende janë shumë më keq se të tjerat.
 

Postuar: 21/11/2019 - 21:03

Pas përplasjes fatale të avionit stërvitor T-38 Talon në bazën ajrore të Oklahoma, mediat venda

Postuar: 21/11/2019 - 20:50

Dy pilotë të forcave ajrore amerikane kanë humbur jetën pas një aksidenti gjatë stërvitjes në b

Postuar: 21/11/2019 - 20:36

Ushtria e Norvegjisë tha sot se ka nevojë për tanke të reja pasi tanket moderne ruse T-80BVM ja

Postuar: 21/11/2019 - 20:24

Presidenti rus Vladimir Putin parashikoi sot shpërbërjen e Bashkimit Evropian duke e krahasuar

Postuar: 21/11/2019 - 20:00

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u akuzua për korrupsion, mashtrime dhe shkelje të bes

Postuar: 21/11/2019 - 19:58

Ish-kryeministri italian dhe drejtuesi i Partisë Forca, Silvio Berlusconi tha sot se Kina është