BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Bota

BE vihet në lëvizje pas refuzimit të Johnson, do të kërkojë shtyrjen e tranzicionit të Brexit përtej 2020

BE vihet në lëvizje pas refuzimit të Johnson, do të

Liderët e rinj të BE do të marrin vetë iniciativën për t’i kërkuar kryeministrit britanik zgjatje të periudhës së tranzicionit përtej 2020, pas refuzimit të kryeministrit të Boris Johnson për të kërkuar shtyrje. Zyrtarë të Brukselit thanë dje për mediat britanike se lëvizja po mendohet si një rrugëdalje për problemin e kohës së shkurtër për negocimin e marrëdhënies së re me bllokun. Me mazhorancën dërrmuese që konservatorët fituan në zgjedhjet e të enjtes pritet të jetë më e thjeshtë marrja e mbështetjes për strategjinë e kryeministrit mbi Brexit. Britania pritet të dalë nga BE më 31 janar, për të kaluar në një periudhë transitore deri në 31 janar 2020, me objektiv të hyjë në marrëveshjet e reja të doganave dhe tregut të përbashkët. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha se marrëdhënia e ardhshme mes BE dhe Britanisë është shumë vështirë të negociohet në një periudhë kaq të shkurtër. Në fund të një samiti në Bruksel ajo shtoi se negociatat duhet të kenë prioritet çështjet e rëndësishme të BE si tregtia e mallrave dhe çështjet e peshkimit, dhe të lënë ato më dytësore për pas 2020. Ky lloj ‘sekuencimi’ do të lërë për më vonë dhe jashtë marrëveshjes fillestare çështje që Britania konsideron të rëndësishme si sektori i shërbimeve financiare dhe të drejtat e uljes së avionëve britanikë të pasagjerëve.

Ndarja e ujërave të peshkimit

Një qasje e tillë nuk do të mirëpritej nga kryeministria britanike dhe do të ishte e vështirë të kompletohej duke parë përplasjet e deritanishme për nivelin e aksesit të flotave të BE në ujërat e Britanisë. Marrëveshja e daljes nga BE parashikon që periudha e tranzicionit “të mund të zgjatet me një ose dy vjet” dhe kjo duhet të ndodhë para 1 korrikut të vitit që vjen. Përgjithësisht është pranuar që Brukseli dhe kryeministri Johnson nuk do të kenë mundësi politikisht të kërkojnë shtesa për të rënë dakord për të gjitha çështjet. Kryeministri Johnson nuk pritet të shkelë fjalën e tij se nuk do të kërkojë shtyrje të Brexit, pasi kjo do të haptre të tjera negociata për masën e kontributeve të Britanisë në buxhetin e BE, si dhe do të vazhdonte lëvizja e lirë e njerëzve.

Mbajtja e premtimit

Prandaj sipas diskutimeve fillestare në Bruksel duket se zgjidhja është që BE të bëjë kërkesën formale për Londrën, duke parë kompleksitetin e çështjes, ofertë që sipas ekspertëve do të shoqërohej me një zbutje të kostove me të cilat Britania do të përballej. Burimet sugjerojnë se një lëvizje e tillë do të ofronte një shans më të mirë që Johnson të fitojë mbështetjen e kabinetit të tij dhe të evitojë daljen e pakontrolluar nga unioni më 31 dhjetor 2020. Zhvillimi thekson vështirësitë me të cilat përballen negociatorët e të dyja palëve. Kryeministri holandez Mark Rutte, tha të premten se besonte se negociatat e vitit që vjen nuk rpitet të jenë më të thjeshta se ato për marrëveshjen e tërheqjes. Disa kryeqytete të BE janë shprehur të zhgënjyera nga komentet e Von der Leyen për nevojën e ndarjes së bisedimeve në sekuenca, duke thënë se kjo mund të shtojë antagonizmin me Britaninë. Ish-zyrtari i Komisionit Evropian Mujtaba Rahman, tashmë drejtor i grupit të analistëve të riskut politk Eurasia Group: “Vetë Be nuk ka rënë plotësisht dakord sesi të trajtojë fazën e dytë të bisedimeve dhe një debat të gjerë të brendshëm mbi caktimin e prioriteteve, ashtu siç favorizonte sekuencimin në fazën e parë dhe në nisjen e çështjeve ku nuk ka kthim prapa, siç është marrëveshja e tregtisë së lirë, qeverisja dhe kushtet e barabarta të lojës. Vendet e BE nuk shqetësohen për paragjykimin e preferencave të Johnson apo aftësinë e tij për të marrë vendime të vështira”, tha Rahman.

Andi Lamko