BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Aktualitet

Befason me deklaratën Andi Lila: Fjalë nderi kjo, ruajeni! Do t’i thyejmë xhamat Kryeministrisë nëse...

Befason me deklaratën Andi Lila: Fjalë nderi kjo, ruajeni! Do

Në mars të këtij viti, ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila është caktuar koordinator kombëtar i Partisë Demokratike për Sportet.

Prej disa kohësh, Andi Lila është angazhuar më Partinë Demokratike, ku herë pas here është shfaqur edhe krah kreut të PD, Lulzim Basha.

Në çeljen e fushatës së Partisë Demokratike, ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen për ndryshimin e madh dhe për të plotësuar të gjitha mangësitë e sportistëve, veçanërisht Ministrinë e Sportit.

I pyetur për mikrofonin e TAR, nëse Basha nuk realizon pikat kryesore që i ka premtuar, Lila shprehet se do t’i kthehet çdo gjë ‘boomerang’ (mbrapsh):

Nëse nuk realizohen këto pika themeltare për sportin, do t’i kthehet sporti ‘boomerang’ do t’i shkojmë tek kryeministria. Unë bashkë me gjithë sportistët, familjarët e sportistave, tifozët, do t’i shkojmë tek kryeministria, Kryeministrit të ardhshëm Bashës edhe do t’i thyejmë xhamat kryeministrisë! Fjalë nderi kjo, inçizojeni, ruajeni…