BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të reja brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të
x

Bota

Befason presidenti i këtij shteti: Kalova koronavirusin pa e ditur!

Befason presidenti i këtij shteti: Kalova koronavirusin pa e ditur!

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka ka deklaruar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, por nuk e kishte kuptuar që në fillim.

65-vjeçari i bëri komentet të martën para trupave të Ministrisë së Brendshme në Minsk. “Kërkoj falje për zërin tim. Duhet të flas më ngadalë. Por, çuditërisht, ju tani po takoni një person që ka arritur ta tejkalojë koronavirusin në këmbë. Kjo është ajo që konstatuan mjekët dje. Unë isha asimptomatik”, tha Lukashenka.

Bjellorusia aktualisht ka 67,366 raste të konfirmuara me koronavirus, përfshirë 543 viktima. Lukashenka vazhdimisht i ka minimizuar shqetësimet për rreziqet e sëmundjes, duke e cilësuar frikën nga pandemia si “psikozë”.