BREAKING NEWS

Masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve komunikon vendimin e fundit

Masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19,
x

Bota

Befason sërish ‘The Simpsons’, ja çfarë parashikoi për Kamala Harris në ditën e inagurimit

Befason sërish ‘The Simpsons’, ja çfarë parashikoi

Çdo ngjarje që ndodh më shumë binden përdoruesit e rrejteve sociale që “The Simpsons” kanë parashikuar që Kamala Harris do të bëhej zëvëndës-presidente.

Ditën e mërkurë Kamala mori pjesë në inagurimin e presidentit, Joe Biden me një veshje ngjyrë lejla, e cila ishte stiluar nga dizajnerët amerikanë Christopher John Rogers dhe Sergio Hudson. Veshjen ajo e kishte kombinuar me një gjerdan me të personalizuar nga Wilfredo Rosado.
Veshja kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me atë të veshur nga personazhi Lisa Simpson në një episod të vitit 2000 të “The Simpsons”,  në të cilën Lisa shfaqet e rritur dhe është bërë Presidente e Shteteve të Bashkuara.

Në episodin klasik të “The Simpsons”, të quajtur ‘Bart to the Future,’ Lisa zgjidhet Presidente e ShBA-së dhe vesh një kostum që ngjan shumë me atë që zëvendës-presidentja Harris veshi ditën e inagurimit.

Pamja e Lizës përfshinte një xhaketë lejla, një majë me një jakë të lartë dhe një gjerdan me perla me vathë të ngjashëm.

Fansat e serialit të animuar menjëherë vunë re veshjet ishin të ngjashme dhe shkuan në Twitter për të pretenduar se është vetëm një shembull tjetër i serialit që parashikon ngjarjet botërore.