BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Bota

“Besojmë fuqishëm se do të dalim fitimtarë”/ Zelensky merr vendimin e pazakontë: Ukraina, e gatshme ta nisë kundërofensivën

“Besojmë fuqishëm se do të dalim fitimtarë”/

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se shteti i tij, është i gatshëm të nisë kundërofensivën e shumëpritur, për t’i çliruar territoret e pushtuara nga forcat ruse. Por, ai ka paralajmëruar se kundërofensiva do të jetë e kushtueshme. “Ne besojmë fuqishëm se do të dalim fitimtarë”, ka thënë Zelensky në një intervistë të publikuar në të përditshmen amerikane, Wall Street Journal, më 3 qershor. “Nuk e di sa do të zgjasë. Për të qenë i sinqertë, mund të ndodhin shumë gjëra, do të shkojnë në disa drejtime. Mirëpo ne do ta nisim, dhe jemi të gatshëm”, ka thënë ai.

Zelensky ka thënë se ushtria ukrainase nuk i ka pranuar “të gjitha armët për të cilat ka shpresuar, mirëpo nuk mund të presim më”. Ai ka thënë muajin e kaluar se shtetit të tij i duhen më shumë armë, përfshirë pajisjet e armatosura, përpara se të nisë kundërofensiva e shumëpritur. Presidenti ukrainas ka muaj që i kërkon Perëndimit, më shumë ndihmë ushtarake dhe armë. Rusia tani zotëron territor ukrainas në lindje, jug dhe juglindje të shtetit.

Zelensky ka thënë se Ukraina ka nevojë urgjente për më shumë sisteme raketore të mbrojtjes, Patriot, të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara, për t’i mbrojtur qytetarët e saj nga sulmet ajrore ruse. Ai ka thënë se mungesa e mbrojtjes nga sulmet ajrore ruse, nënkupton se “një numër i madh i ushtarëve do të vdesin” në kundërofensivë. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.