BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Bota

Biden ashpërson gjuhën kundër Rusisë: Do marrim sanksione më të rënda nëse Moska vijon të ndërhyjë në punët tona

Biden ashpërson gjuhën kundër Rusisë: Do marrim sanksione

Presidenti amerikan Joe Biden ka ashpërsuar gjuhën kundër Rusisë, duke u shprehur se nëse shteti rus vijon që të ndërhyjë në demokracinë amerikane, sanksione të tjera më të rënda do të pasojnë. Biden ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kërkojnë të kenë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme me Rusinë, por gjithsesi kërcënoi me masa të reja nëse shteti rus vijon në të njëjtën linjë. Masat e njoftuara të enjten përfshijnë sanksione ndaj gjashtë kompanive ruse që mbështesin veprimtaritë kibernetike të vendit, përveç sanksioneve ndaj 32 individëve dhe entiteteve të akuzuara për përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, duke përfshirë shpërndarjen e dezinformimit. SHBA gjithashtu dëboi 10 diplomatë rusë, mes të cilëve përfaqësues të shërbimeve ruse të inteligjencës. Gjithsesi presidenti amerikan bërio me dije se sanksionet mund të kishin qenë edhe më të rënda, por se qeveria amerikane zgjodhi të jetë pak më diskrete dhe të mos shkojë drejt hakmarrjes e të mos përshkallëzonte situatën e cila edhe tani është goxha e tensionuar. Thesari amerikan vendosi gjithashtu kufizime shtesë në tregun e borxhit sovran rus – një hap ky që pritet t’i tronditë investitorët, ndërkohë që edhe tani Rusia është duke u përballur me një situatë jo të favorshme me donatorët. Sanksionet vijnë në kohën e tensioneve në rritje midis Perëndimit dhe Rusisë, për shkak të grumbullimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën dhe burgosjes së liderit rus të opozitës, Aleksei Navalny, pas helmimit të tij me agjent nervor, vitin e kaluar.

Ukraina vë Rusinë kundër Perëndimit

Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë të qartë se SHBA ka një mbështetje të pa lëkundur ndaj aleatëve të saj, referuar Ukrainës dhe situatës së tensionuar nga lëvizja e madhe e trupave ushtarake dhe makinacioneve ushtarake në kufirin lindor të saj dhe në Krimenë e aneksuar.“Tani është koha për qetësim. Rruga përpara është përmes dialogut dhe procesit diplomatik”, tha Biden. Ndërkohë VOA raporton se Komandanti ushtarak amerikan që po vëzhgon nga afër grumbullimin e forcave ushtarake të Rusisë në Krime dhe përgjatë kufirit të Ukrainës tha se ka vetëm një gjasë "të ulët deri mesatare" që forcat ruse në të vërtetë të fillojnë një operacion pushtimi. Gjenerali i Forcave Ajrore Tod Wolters, komandanti i Komandës Evropiane të forcave amerikane, i bëri komentet gjatë një seance dëgjimore me ligjvënësit të enjten në Uashington, ku paralajmëroi se manovrimi i Kremlinit mbetet shqetësim i madh". "Kemi të bëjmë me një forcë shumë të madhe tokësore. Ka gjithashtu një grumbullim të një force të konsiderueshme ajrore dhe detare. Vigjilenca jonë është në nivel të lartë", u tha Wolters anëtarëve të Komisionit të Forcave të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, duke mos pranuar të jepte shifra. Shtëpia e Bardhë, Pentagoni dhe NATO kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur një shpjegim nga Rusia për lëvizjet e trupave, duke hedhur poshtë insistimin e Moskës se po grumbullonte forcat për një stërvitje ushtarake. Ata gjithashtu i kanë bërë thirrje Rusisë që të ulë tensionet, duke theksuar se ky është grumbullimi më i madh i trupave ruse që nga pushtimi dhe aneksimi i Krimesë në vitin 2014, pjesë e një "modeli provokimesh agresive". Duke dëshmuar para ligjvënësve të mërkurën, zyrtarët amerikanë të zbulimit thanë se qëllimi i Rusisë mbetet i paqartë. Drejtori i CIA-s William Burns tha se Moska thjesht mund të përpiqet të sinjalizojë Ukrainën dhe Perëndimin se ata duhet të respektojnë fuqinë e saj ushtarake, por ai paralajmëroi se grumbullimi "ka arritur pikën ku gjithashtu mund të sigurojë bazën për një ndërhyrje të kufizuar ushtarake". Zyrtarë të tjerë të lartë të inteligjencës amerikane e kanë përshkruar situatën si të pasigurt.