Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Rama bën lëvizjen e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë nesër në selinë e PS

Rama bën lëvizjen e papritur, ja çfarë pritet të
x

Bota

Biden dhe Trump përplasen për ndryshimet klimatike, presidenti amerikan jep shpjegime mbi zjarret masive

Biden dhe Trump përplasen për ndryshimet klimatike, presidenti

Shkaku i zjarreve që kanë shkrumbuar 2 milion hektarë dhe që çoi në vdekjen e 35 personave, duket se është bërë shkak edhe për një ndasi tjetër midis presidentit amerikan Donald Trump dhe kundërshtarit të tij demokrat në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Joe Biden. Në një vizitë në Kaliforni, Presidenti Trump ka mbajtur një qëndrim të ndryshëm nga Biden. Trump u shpreh se shkak i zjarreve nuk kanë qenë ndryshimet e klimës siç pretendohet, por një menaxhim i dobët që i është bërë pyjeve. Nisur nga ky fakt ai i bëri thirrje shteteve amerikane të cilat janë të vendosura në perëndim të SHBA që të ushtrojnë një menaxhim më të mirë të pyjeve. “Kur pemët bien, pas një periudhe të shkurtër bëhen shumë të thata, si shkrepëse. Kjo i bën që të ndizen shumë lehtësisht. Po kështu edhe gjethet. Kur ka gjethe të thata në tokë, janë si karburant për zjarrin”, tha Presidenti Trump. Guvernatori demokrat Gavin Newsom, një kritik i fortë i presidentit Trump tentoi që të hiqte përgjegjësinë nga qeveritarët lokalë, duke thënë se 56% e tokës në Kaliforni është në pronësi federale, kështu që qeveria federale përgjegjësinë për përmirësimin e menaxhimit të pyjeve. “Ne ndjejmë me siguri se i nxehti po bëhet më i nxehtë, dhe thatësirat po bëhen më të thata. Diçka ka ndodhur me sistemin hidraulik të botës dhe ne vijmë nga një perspektivë, me përulësi, që të pohojmë konkluzionin shkencor se ndryshimi klimatik është i vërtetë. Ju lutemi të respektoni ndryshimin e mendimeve këtu në lidhje me çështjen themelore të ndryshimeve klimatike”, i tha Newsom presidentit. Argumenti i zotit Trump ka qenë fakti që shtetet e tjera nuk janë përballur me të njëjtin intensitet zjarresh edhe pse ndryshimi klimatik i sugjeruar nga Newsom do të shpjegonte të kundërtën. Kjo sipas Trump është një faktor që shpjegon se situata është rezultat i keqmenaxhimit. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump ka dërguar më shumë se 26’000 punonjës federalë dhe 230 helikopterë për të luftuar zjarret. Presidenti Trump gjithashtu drejtoi të hënën një ceremoni për të dekoruar shtatë anëtarë të ekuipazhit të një helikopteri të Gardës Kombëtare të Kalifornisë, me Kryqin e Dalluar të Fluturimit për shpëtimin e qindra personave të bllokuar në kampe të rrethuar nga zjarret.

Qëndrimi i Biden

Kandidati demokrat Joe Biden është shprehur se vërtetë nuk ka qenë Trump ai që ka shkaktuar zjarret që kanë gjunjëzuar Oregonin, Kaliforninë dhe Portlandin, por sipas tij një mandat i dytë i zotit Trump këto ngjarje të ferrit do të vazhdojnë të bëhen gjithnjë e më të pranishme, më shkatërruese dhe më vdekjeprurëse. Deklaratat e Biden erdhën nga shteti i tij Delaware, ku duke folur në mjedise të jashtme me një fushë gruri në sfond, më pak se 50 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, deklaroi se “Nëse i jepni një zjarrvënësi të klimës edhe katër vjet në Shtëpinë e Bardhë, përse do të habitej ndokush nëse kemi më shumë pjesë të Amerikës në flakë?”. Ish-nënpresidenti e argumentoi qëndrimin e tij me faktin që sipas tij qasja e presidentit aktual Tramp është që të injorojë faktet dhe të mohojë realitetin, duke e quajtur këtë një dorëzim të plotë ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike duke mos marrë asnjë veprim për të parandaluar apo për të ndihmuar në minimizimin e efekteve të saj. Mes rrezikut të vërtetë, kjo është gjithashtu koha e mundësive të jashtëzakonshme, tha zoti Biden, duke shtuar se si president i Shteteve të Bashkuara, ai do të ndërmerrte "veprime urgjente" për të luftuar ngrohjen globale.