BREAKING NEWS

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër
x

Bota

Biden nis menjëherë nga puna, firmos 17 urdhra ekzekutivë,  nis zhbërja e politikave të Trump

Biden nis menjëherë nga puna, firmos 17 urdhra ekzekutivë,

Menjëherë pas ardhjes në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe Shteteve të Bashkuara, presidenti Joe Biden ka filluar nga puna. “Nuk ka ditë më të mirë sot”, u shpreh ai. Biden ka nënshkruar 17 urdhra ekzekutivë si dhe ka ndërmarrë masa për të zhbërë disa nga vendimet dhe politikat më të gabuara dhe kritikuara të ndërmarra nga paraardhësi i tij Dponald Trump. Zoti Biden, ashtu siç edhe kishte premtuar gjatë zhvillimit të fushatës elektorale, tërhoqi vendimin e Trump për tu shkëputur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, pas akuzave nga ish presidenti se kjo organizatë nuk mundi të bënte atë që ishte e duhura për të ndalur pandeminë dhe për të fajësuar Kinën për gjithçka ndodhi, shtet që Trump e konsideronte përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet tashmë bota. Një tjetër vendim i marrë ditën e parë në zyrën presidenciale, ishte rikthimi i Shteteve të Bashkuara në Marrëveshjen e Parisit për Klimën të vitit 2015. “Jam i angazhuar të punoj nga afër me Presidentin Biden dhe udhëheqësit e tjerë për të përballuar emergjencën klimatike dhe COVID-19”, u shpreh në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Një hap tjetër i ndërmarrë nga zoti Biden ka qenë dhënia fund të politikave të cilat ndalonin apo kufizonin lëvizjen e udhëtimit nga vendet me shumicë myslimane drejtë SHBA-ve. Këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, e vlerësoi politikën e ndjekur nga administrata e Trump si një njollë për kombin amerikan. më tej ai i quajti ato si politika dhe vendimë të bazuara në ndjesi ksenfobike dhe armiqësi fetare ndaj muslimanëve. Ajo që u mirëprit me shumë dëshirë nga qytetarët amerikanë dhe jo vetëm, ishte ndalimi i ndërtimit të mureve në kufijtë që ndajnë Amerikën me Meksikën, një nga veprimet të konsideruara si absurdet, të pa efektshmet dhe të turpshmet në katër vitet e mandatit të Trump. Megjithëse Kongresi autorizoi fonde shtesë për murin në fund të vitit të kaluar, administrata Biden pritet të shqyrtojë kontratat e ndërtimit dhe të ndalë shtimin e barrierave të mëtejshme kufitare.

Programi DACA dhe deportimet

DACA është një program i krijuar nga Obama dhe administrata e tij në vitin 2012. Qëllimi i saj ishte mbrojtja nga deportimi i qindra mijëra emigrantëve të sjellë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara kur ishin të mitur. Në urdhrin e tij, Presidenti Biden i bën thirrje Kongresit të miratojë legjislacionin që u jep përfituesve nga DACA, statusin e përhershëm ligjor dhe një mundësi drejt shtetësisë amerikane. Administrata e re ka ndaluar gjithashtu dëbimet e emigrantëve pa dokumente ndërsa Departamenti i Sigurisë Kombëtare do të rishikojë përparësitë e zbatimit të ligjit. Alejandro Mayorkas, i përzgjedhur nga Presidenti Biden për të qenë Sekretar i Sigurisë Kombëtare, u paraqit për një seancë konfirmimi në Senat të martën. Ai u zotua të ndiqte ligjin amerikan të emigracionit në marrjen e vendimeve nëse emigrantët dhe personat pa dokumente duhet të qëndrojnë në vend.

Të tjera hapa të Trump të ç’bëra nga Biden

Presidenti Biden ndërmori veprime që agjencitë federale t'i japin përparësi barazisë racore, anuloi lejen për ndërtimin e gazsjellësit Keystone XL si dhe zgjeroi mbrojtjen ndaj diskriminimit bazuar në identitetin gjinor ose orientimin seksual. Lidhur me koronavirusin Presidenti Biden zgjati një moratorium të qeverisë federale që ndalon dëbimet në rast mos pagese të qirasë apo kredisë së shtëpisë, bëri të detyrueshme mbajtjen e maskave në godinat federale dhe krijoi një zyrë të re e cila do të koordinojë reagimin kombëtar ndaj virusit që ka shkaktuar më shumë se 400 mijë viktima në vend prej fillimit të pandemisë. Ndihmësit e administratës thanë se Presidenti Biden do të ndërmarrë me dhjetëra masa të tjera në 10 ditët e ardhshme.