BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Bota

Biden: Qëndrimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë po pengon luftën ndaj Covid-19, na mungojnë shumë informacione

Biden: Qëndrimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë po pengon

Vonimi i pranimit të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit nga ana e presidentit aktual Donald Trump, është cilësuar si një nga faktorët që do të ndikojë në luftën kundër pandemisë dhe politikave në përmirësim të situatës. Në një takim virtual me punonjësit e kujdesit shëndetësor të vijës së frontit, Presidenti i zgjedhur Joe Biden paralajmëroi se planet e luftës kundër pandemisë do të vonoheshin “për disa javë ose muaj", nëse Presidenti Trump nuk lejon fillimin e procesit të tranzicionit. Ndërsa Shtetet e Bashkuara e kaluan shifrën e 11 milionë rasteve me COVID-19, Presidenti i zgjedhur Joe Biden kritikoi Presidentin Donald Trump, i cili refuzon të pranojë humbjen në zgjedhje, duke i mohuar atij një tranzicion të qetë, që do të përfshinte shkëmbimin e informacionit në lidhje me pandeminë. “Ka shumë informacione që na mungojnë, të cilat nëse nuk vihen në dispozicion së shpejti, do të na lënë pas me javë ose muaj të tërë, për të qënë në gjendje të bashkërendojmë përpjekjet me dy kompanitë e barnave që arritën të prodhojnë vaksinën që është 95% e efektshme”, tha zoti Biden. Gjatë një takimi virtual, zoti Biden dëgjoi dëshmi nga punonjësit shëndetësorë në vijën e parë të betejës kundër pandemisë.

Në fillim të kësaj jave, zoti Biden paralajmëroi se mund të vdesin më shumë amerikanë nga virusi nëse tranzicioni vonohet më tej. Ndërkohë, administrata e Presidentit Trump është duke trumpetuar sukses, pasi kompanitë farmaceutike amerikane Moderna dhe Pfizer raportuan rezultate paraprake që tregojnë se vaksinat e tyre janë mbi 90 përqind të efektshme?

"Deri në fund të dhjetorit, presim që të kemi rreth 40 milionë doza në dispozicion për shpërndarje të këtyre dy vaksinave, në pritje të autorizimit të Administratës së Barnave. Janë të mjaftueshme për të vaksinuar rreth 20 milionë amerikanë që janë më të rrezikuar nga virusi", tha Sekretari i Shëndetësisë Alex Azar. Pavarësisht lajmeve inkurajuese për vaksinat, zoti Biden përballet me një betejë të ashpër kur të marrë detyrën në janar. Ekipi i fushatës elektorale të Presidentit Trump vazhdon të ngrejë sfida ligjore në disa shtete, duke përfshirë kërkesën e fundit për një rinumërim të pjesshëm në shtetin e Uiskonsënit, të cilin e fitoi zoti Biden. Presidenti i zgjedhur e ka vlerësuar luftën me pandeminë si një shëmbëlltyrë të një lufte të vërtetë e cila ka nevojë për një komandant të përgjithshëm për të udhëhequr mënyrën e reagimit. Zoti Biden pritet të bëhet presidenti i 46-të i SHBA, pas ceremonisë së betimit më 20 janar.

Qëndrimet e Biden

Gjatë një tryeze të rrumbullakët të zhvilluar virtualisht me punonjës të kujdesit shëndetësor, të cilët ai i quajti heronj në betejën me koronavirusin, zoti Biden parashikoi: “Do të bëj gabime. Por ju premtoj se do t’i pranoj kur t’i bëj dhe do të marrë përgjegjësi”. Biden tha se kur të vijë në detyrë, do t’u kërkojë guvernatorëve të shteteve të bëjnë të detyrueshme vënien e maskave, testet, gjurmimin e personave që kanë qenë në kontakt me të infektuar si dhe distancimin fizik. “Do të përdor Ligjin e Autorizimit për Mbrojtje, do të përdor autoritetin e postit. Fjalët e një presidenti amerikan kanë rëndësi”, tha ai. Presidenti i zgjedhur, Joe Biden shtoi se ka rëndësi që fëmijët të kthehen në shkolla sepse do të mbeten prapa nga gjithë këto mungesa në shkollë për shkak të pandemisë. Ndërkohë që vazhdonte diskutimi, qyteti i Nju Jorkut deklaroi se po mbyllte klasat në shkolla publike, për ta vazhduar mësimin përmes internetit, si rezultat i shtimit të ritmeve të infektimit.Ky qytet arriti brenda një jave ritmet shqetësuese me 3% të infektuar ndër personat e testuar, duke çuar në vendimin e marrë nga kryebashkiaku, Bill de Blasio. VOA raporton se duket se po afron një krizë në reagimin spitalor në shkallë kombëtare, ndërkohë që numri i të sëmurëve me COVID-19 është rritur në të 50 shtetet amerikane dhe ndërkohë që afron Festa e Falenderimeve kur shumë amerikanë udhëtojnë për ta kaluar festën me familjet e tyre.Mbi 11.4 milionë vetë janë identifikuar në SHBA si të prekur nga koronavirusi, ndërsa të mërkurën vendi shënoi 250,000 të vdekur nga sëmundja, sipas statistikave të përpunuara nga Universiteti Johns Hopkins.

Më të lexuarat