
Postuar: 09/09/2018 - 17:09
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një restorant në Kaliforni. Klientët që po drekonin kanë mbetur të shokuar kur një grua ka rënë krejt papritur nga tavani i restorantit.
Disa klientë nisën të filmonin me smartfonët e tyre teksa pllakat e gispit në tavan po lëviznin.
Shpjegimi i gruas ishte edhe më i çuditshëm. Ajo ishte çuar nga tavolina pak më parë dhe kishte shkuar në tualet. Kur e pyetën si përfundoi aty, gruaja tha se kishte pyetur dikë “ku është stacioni i autobusit”, dhe i kishin thënë “shko lart dhe majtas”.
Rezultoi që gruaja të ishte nën efektin e lëndëve narkotike.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/