
Çfarë do ndodhë nesër në protestë? Zheji del me paralajmërimin e frikshëm: Mund të ketë përplasje. Ka informacion se.../ Noka: Si kurrë më parë

Paditë në SPAK dhe aferat me të vëllanë xhindosin Monika Kryemadhin, sulmon Inceneratorët me faktet publike të Jorida Tabakut

Vjedhja e floririt në Krrabë, blloku 700 mijë euro, deri tek dorëheqja për Shkëlzen Berishën, del videoja e Ilir Metës dhe Sali Berishës që po qarkullon me shpejtësi

“Bota ka hyrë në një politikë të madhe”/ Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e rëndësishme dhe fatin e frikshëm që e pret Vladimir Putin: Në Shqipëri do krijonte një...

Spartak Braho: Berisha vrasës, ka thirrur protestën për hallin e tij dhe kundër SHBA, ja pse më 7 korrik rrezikon të përsëritet ‘21 janari’ dhe çfarë e lidh kreun e ‘Foltores’ me Metën

Krimi ekonomik operacion blic/ Arrestohen 8 persona, mes tyre edhe zyrtarë të bashkisë, në pranga edhe drejtori i varrezave të Tufinës. Ja skema që përdornin për të vdekurit

Shifrat e të infektuarve po arrijnë nivele të larta/ Konferencë urgjente nga Komiteti Teknik i Ekspertëve: Po qarkullon nënvarianti i ri i Omicron

Alarmohet Evropa, Moska vendos 30 raketa e dy nëndetëse në Detin e Zi, Polonia përgatitet për luftë

Bisedimet Rusi-Ukrainë/ Zëdhënësi i Kremlinit i vendosur: Moska pret që kërkesat e saj të pranohen, Kievi duhet të jetë realist

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Maj 2022

Kremlini ka thënë ditën e sotme se Moska zyrtare po pret që Ukraina të përmbushë kërkesat e saj për të vazhduar bisedimet e paqes, duke shtuar se duhet të jetë realiste për situatën që ndodhet.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ishte shprehur të mërkurën se forcat ruse duhet të tërhiqen në pozicionet e paraluftës, si hap paraprak për bisedime diplomatike.
I pyetur të enjten nëse Rusia pret që Ukraina të bëjë lëshime territoriale, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se “Moska pret që kërkesat e saj të pranohen dhe të kuptohet realiteti i situatës de-fakto.”
Zoti Zelenskyy tha se Ukraina nuk do ta dorëzojë territorin e vet.
Rusia ka kërkuar më parë që Ukraina të njohë sovranitetin rus mbi Gadishullin e Krimesë, që Moska e aneksoi në vitin 2014, si edhe pavarësinë e rajoneve separatiste, të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore.
Zoti Peskov po reagonte ndaj komenteve të ish-Sekretarit amerikan të Shtetit Henry Kissinger, i cili këtë javë sugjeroi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, se Ukraina duhet të pranojë, që Rusia të mbajë Krimenë.
Gjatë bisedimeve në mars, zyrtarët ukrainas thanë se statusi i Krimesë dhe rajoneve separatiste mund të diskutohej më vonë, por javët e fundit ata e kanë ashpërsuar qëndrimin dhe kanë thanë se trupat ruse duhet të tërhiqen në zonat ku ishin përpara se Moska të niste agresionin ushtarak më 24 shkurt.
Presidenti Zelenskyy tha të mërkurën se ai aktualisht nuk sheh vullnet nga ana e Rusisë për të rifilluar negociatat serioze për përfundimin e luftës tremujore.
“Në fillim, u krijua një përshtypje se mund të ecnim përpara, se bisedimet mund të sillnin rezultate. Por gjithçka ka ngecur,” tha zoti Zelenskyy në një lidhje me video për Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Ai shprehu gatishmërinë për të negociuar drejtpërdrejt me presidentin rus Vladimir Putin, por theksoi se Moska duhet ta bëjë të qartë se synon të përfshihet në bisedime serioze.
Zoti Zelenskyy tha se hapi i parë për ta demonstruar seriozitetin do të ishte që Rusia të tërheqë trupat dhe pajisjet e saj në pozicionet e para 24 shkurtit, kur filloi agresioni rus.
Presidenti Zelenskyy e bëri të qartë gjithashtu se qëllimi i Ukrainës është të rifitojë të gjithë territorin e humbur.
“Ukraina nuk do ta dorëzojë territorin e vet. Ne po luftojmë në vendin tonë, në tokën tonë,” tha ai.
Duke folur në një konferencë telefonike me gazetarët të enjten, zëdhënësi i Kremlinit tha se “Kievi duhet të pranojë situatën de-fakto dhe të bëjë një vlerësim realist të saj.”/ VOA
Më të lexuarat


Paralajmërimi urgjent: Gjenden gjurmë bakteresh vdekjeprurëse në mishin e derrit

“Duhej të jemi gati për…”, Presidentja e Komisionit Evropian del me paralajmërimin e rëndësishëm

Mungesë ushtarësh?/ Putin lëviz "gurin" e radhës, nxjerr nga burgu kriminelët, zbardhet arsyeja

“Breshëri” dorëheqjesh në qeverinë e Johnson, e braktis një tjetër ministër/ Ç'po ndodh?

Ekonomia botërore po përballet me sfida të rënda/ Kina dhe SHBA bëhen bashkë, zbardhet plani i tyre

Tronditet bota akademike ruse! Tradhëti apo...?/ Putin "heq qafe" një nga njerëzit më të afërt të tij, ja gabimi i këshilltarit të presidentit

Kush e ka radhën? Koreja e Jugut paralajmëron hakmarrje për...

Lufta në Ukrainë, zbulohet lëvizja e radhës që do bëjë Blinken

Çfarë po paralajmëron? Lavrov del me deklaratën e papritur: Ruani ligjet ndërkombëtare!

Finlanda dhe Suedia, dy “bombat” e NATO që paralajmërojnë fundin e Vladimir Putinit
