
“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

'Black Friday'/ Amerikanët nuk 'pyesin' për inflacionin, shifër rekord blerjesh brenda 24-orëve

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Nëntor 2022

Amerikanët shpenzuan një shifër rekord prej 9.12 miliardë dollarësh në internet gjatë asaj që njihet si e ‘Premtja e Zezë’, dita menjëherë pas festës së Falenderimeve, e cila çel sezonin e blerjeve me rastin e festave në Shtetet e Bashkuara me ulje drastike çmimesh. Sipas një raporti të publikuar të shtunën të kompanisë ‘Adobe Analytics’, shpenzimet në internet u rritën me 2.3% edhe pse konsumatorët po përballuan me trysninë e inflacionit të lartë. Duket se blerësit nuk i kanë shpëtuar dot tundimit të zbritje të mëdha të ofruara në çdo gjë, nga telefonat inteligjentë tek lodrat.
‘Adobe Analytics’, e cila mat tregtinë elektronike duke analizuar blerjet në faqet e internetit, ka qasje në të dhënat që mbulojnë blerjet në 85% nga 100 kompani kryesore që tregtojnë në internet në Shtetet e Bashkuara.
‘Adobe Analytics’ kishte parashikuar që shitjet gjatë kësaj dite të rriteshin në një masë modeste prej 1%.
Një ditë që gjithashtu shoqërohet me ulje të mëdha çmimesh është ajo që njihet si ‘Cyber Monday’, e hëna e parë pas festës së Falenderimeve. ‘Adobe’ parashikon që edhe e hëna të shënojë një volum të madh blerjesh, me amerikanët që pritet të shpenzojnë rreth 11.2 miliardë dollarë.
Pritshmëritë ishin që konsumatorët të dyndeshin në dyqane pas kufizimeve që kishte shkaktuar më parë pandemia, por mëngjesi i së premtes tregoi më pak lëvizje se zakonisht në qendra tregtare, me përjashtime në disa pjesë të vendit.
Amerikanët përdorën telefonat inteligjentë për të bërë blerje dhe sipas ‘Adobe’, blerjet në celular përfaqësonin 48% të të gjitha shitjeve në internet gjatë ditës së premte./VOA
Më të lexuarat


Gjermania del me vendimin e rëndësishëm, ja me çfarë synon të zëvendësojë gazin rus

Tragjike/ Peshkaqeni sulmon një zhytës, dalin detajet e rënda

Çfarë po ndodh? Presidentja e Perusë bën thirrjen e rëndësishme

Çfarë po ndodh? Të shtëna me armë, 8 të vdekur dhe disa të plagosur, policia e këtij vendi del me detajet tragjike

Paralajmërimi i fortë! Putini ka nisur rekrutimet, tepër e rëndë ajo që mund të ndodhë në pranverë

Çfarë po paralajmëron Donald Trump me deklaratën e fundit: Në fillim vijnë tanket pastaj armët nukleare

Aksident tragjik/ Humbin jetën pesë të rinj, mes tyre edhe një futbollist, policia e këtij vendi del me detaje nga ngjarja

Gjykata dënon dy gazetarët investigativë, zbulohet arsyeja e rëndë

Dërgimi i tankeve në Ukrainë 'tërbon' Rusinë, paralajmëron zyrtari i BE-së: Faza e dytë mund të jetë një konflikt global

Ku e gjete? E dashura "zhyt" McGonigalin: Agjenti shqiptar i dha çantën me dollarë
