BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Bota

Blinken përballë kongresmenëve në mbrojtje të tërheqjes së trupave nga Afganistani: Ne trashëguam një afat, jo një plan

Blinken përballë kongresmenëve në mbrojtje të

Sekretari Amerikan i Shtetin Anthony Blinken ka dhënë të parën dëshmi përpara Kongresit Amerikan, në lidhje me tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani. Diplomati i lartë amerikan është përballur me kritika veçanërisht në lidhje me amerikanët dhe aleatët e lënë pas., referuar atyre të cilët nuk arritën të evakuoheshin pas përfundimit të afatit të vendosur mes SHBA dhe talebanëve më 31 gusht. Republikanët e përshkruan largimin nga Afganistani si një humbje poshtëruese ndaj talebanëve, ndërsa demokratët u përqendruan në marrëveshjen SHBA-talebanë, marrëveshje kjo e arritur nga ish presidenti republikan Donald Trump. Sekretari Blinken e mbrojti vendimin e marrë nga administrata Biden, me arsyetimin se një qëndrim më i gjatë i forcave amerikane në Afganistan nuk do të kishte bërë asnjë ndryshim nga ajo se çfarë ndodhi. Në gati 20 vjet luftë, më shumë se 6,000 amerikanë dhe 100,000 afganë lokalë u vranë, me një kosto të vlerësuar prej më shumë se 2 trilion dollarësh. Mes kritikave në vend dhe nga aleatët jashtë vendit, administrata Biden është përpjekur të ndryshojë fokusin nga ditët e fundit në Afganistan. Ata thonë se humbja ishte për shkak të gabimeve të bëra gjatë luftës më të gjatë të Amerikës dhe jo me tërheqjen e trupave amerikane. Republikanët gjatë seancës u përplasën me Blinken për fatin e aleatëve afganë të "braktisur" në Kabul, shtimit të kërcënimeve terroriste dhe shqetësimet për të drejtat e njeriut në një realitet ku talebanët janë tashmë sërish në pushtet. Gjatë dëshmisë përpara Kongresit, zoti Blinken u pyet se a e ka injoruar presidenti Biden inteligjencën amerikane dhe paralajmërimet e dhëna nga ajo. Ai theksoi se asnjë zyrtar ushtarak apo i inteligjencës amerikane nuk mendoi se Afganistani do të binte kaq shpejt. Por Michael Mçaul, zyrtar i lartë republikan në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, e dënoi tërheqjen dhe e klasifikoi si "një dorëzim të pakushtëzuar ndaj talebanëve". Ai argumentoi se kjo nuk do të kishte ndodhur nëse Biden do të kishte dëgjuar këshilltarët ushtarakë. "Tani jemi në mëshirën e sundimit të terrorit nga talebanët," tha Mçaul. Një pyetje kryesore që u bë ggjatë dëshmisë, ishte nëse SHBA do ta njohë qeverinë e re të krijuar nga talebanët. Zoti Blinken sqaroi se nëse talebanët dhe qeveria e re e Afganistanit do të kërkojë legjitimim nga SHBA dhe të njihet apo të kërkojë mbështetje dhe ndihmë nga Shtetet e Bashkuara, gjithçka duhet të fillojë me lejimin e udhëtimeve, ndërsa ka bërë me dije se fluturimet charter nuk janë lejuar të nisen nga qyteti i Mazar-i-Sharif. Ai shtoi se komuniteti ndërkombëtar ka një ndikim të konsiderueshëm mbi talebanët, kjo për shkak të varësisë së vendit nga ndihma ndërkombëtare. Sekretari i Shtetit gjithashtu ka sqaruar se SHBA janë shumë të angazhuara për të parandaluar krijimin e grupeve terroriste në Afganistan. "Kjo nuk do të thotë që ne do tu besojmë atyre. Ne do të qëndrojmë vigjilentë në monitorimin e kërcënimeve", tha Blinken përpara kongresmenëve.

Pse nuk u rinegociua marrëveshja Trump?

Sekretari të Shtetit iu desh të përgjigjej edhe në lidhje me atë se nëse administrata Biden dhe vetë presidenti ishin kaq kundër ndaj marrëveshjes së nënshkruar nga ish presidenti Trump dhe talebanët. "Ne trashëguam një afat, jo një plan", tha Blinken për atë marrëveshje në shkurt 2020.

Marrëveshja e Trump parashikonte që SHBA dhe talebanët të ndalonin sulmet kundër njëri –tjetrit, megjithatë qeveria afgane nuk ishte palë në marrëveshje. Kritikët thonë se marrëveshja i lejoi talebanët të rigrupohen, duke çuar në forcimin e tyre aq të madh sa arritën ta marrin aq kollaj kontrollin e thuajse të tërë Afganistanit. Demokratët argumentuan se duart e Biden ishin të lidhura kur ai erdhi në detyrë dhe se talebanët do të sulmonin trupat amerikane nëse afati ndryshonte. "Me marrjen e detyrës, Presidenti Biden menjëherë u përball me zgjedhjen midis përfundimit të luftës ose përshkallëzimit të saj. Talibanët e bënë shumë të qartë se nëse e kalojmë atë afat, do të rifillonin sulmet kundër forcave tona atje ", argumentoi Blinken.