BREAKING NEWS

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen
x

Bota

“Bllokimi nga koronavirusi po vjen, vetëm kështu bëhet”, situata pas mesazhit të fortë të Merkelit. Ja çfarë shkruan DW për skenarin

“Bllokimi nga koronavirusi po vjen, vetëm kështu

Ndalime të reja dhe kufizime të lirive tona çdo ditë. Sa kohë do të vazhdojë kjo? Më shpejt e gjitha do të kalojë po t’u përmbahemi rregullave që janë të nevojshme në këtë krizë, thotë Felix Steiner.

Po të ma kishit parashikuar atë që njoftoi kancelarja të hënën në mbrëmje një javë më parë, do t’u kisha tallur. Masa të tilla në Gjermaninë moderne, ku liria individuale është mbi të gjitha? E pakonceptueshme! Po, në Kinë kjo mund të funksionojë. Edhe në Iran ose në Rusi – kudo ku njerëzit janë mësuar prej dekadash që shteti t’u bjerë në qaftë. Po këtu në mes të Evropës? Kurrë!

Po tani kjo po ndodh. E ka edhe kuptim. Sepse shifrat e infektimeve në Gjermani dhe në vendet fqinje thuajse po shpërthejnë këto ditë. Askush nuk dëshiron kushte si në Italinë veriore. Atje, si në spitale ushtarake, mjekët duhet të vendosin se kë ia vlen akoma të mjekosh dhe kë vetëm duhet ta lënë shtrirë të vdesë.

Mesazhi nuk ka mbërritur ende kudo

Deri këtu, e kuptueshme. E megjithatë mesazhi i asaj që çfarë është në diskutim tani ende nuk ka arritur te shumë njerëz. Edhe pse konferenca e shtypit e kancelares të enjten e kaluar dhe të kryeministrave të ndryshëm të landeve të premten ishin më shumë se mbresëlënëse. Shumë njerëz që njoh janë frikësuar.

Felix Steiner
Por kjo nuk ishte e mjaftueshme, siç tregon pamja sigurisht jo përfaqësuese nga dritarja e dhomës time në tre ditët të kaluara: të shtunën në mbrëmje, si çdo të shtunë tjetër, fqinji im shkoi të luante me birila – shoqëri në maksimum. Të rinjtë e rrugës jonë ishin bashkë në stërvitjen e futbollit të shtunën dhe të dielën. Dhe kur u mbyllën shkollat të hënën, gjendja shpirtërore në rrugë është si në pushimet e verës. Me ndryshimin që tani jashtë luajnë së bashku edhe më shumë fëmijë, sepse aktualisht nuk ka familje me pushime. Por moti këto ditë është mrekullisht me diell dhe i ngrohtë. Tamam pranverë.

Do të ketë edhe më shumë ndalime

Lista e ndalimeve të qeverisë federale dhe landeve ka ende shumë përjashtime: prandaj, ashpërsimi i mëtejshëm i masave në ditët në vijim nuk përjashtohen, janë pothuajse të sigurta – mjafton të shohim vetëm Francën, Italinë ose Spanjën. Atje ekzistojnë tashmë ndalime të vërteta për të dalë jashtë shtëpisë. Blerje lejohet të bëjë vetëm një numër i caktuar i njerëzve në të njëjtën kohë.

Askush nuk i do të gjitha këto, dhe këto mund të funksionojnë vetëm për një kohë relativisht të shkurtër – edhe kjo nuk dihet. Pra, le të jemi ambiciozë: le të përpiqemi t’ia dalim mbanë pa ndalime të tjera, e t’i marrim përfundimisht seriozisht rregullat ekzistuese! DW