Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bombë ndaj autobusit të Dortmundit para ndeshjes me Monacon

Postuar: 11/04/2017 - 21:56

Një shpërthim me bombë ka goditur autobusin që transportonte ekipin e futbollit Borussia Dortmund vetëm pak para ndeshjes me Monakun e vlefshme për Champions League.

Klubi gjerman njoftoi se bomba ka shpërthyer jashtë autobusit të ndodhur pranë hotelit ku ishin akomoduar lojtarët përpara se ekipi t’i drejtohej stadiumit “Signal Iduna Park”.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur mbrojtësi Marc Bartra, i cili eshte transportuar ne spital per mjekim.

Mediat raportojnë se janë thyer xhamat e autobusit, ndërsa futbollistët e tjerë kanë shpëtuar pa lëndime.

Borussia nxit të pranishmit në stadium të ruajnë qetësinë, teksa hetohet ngjarja, duke shtuar se punonjës të shumtë të emergjencave kanë shkuar në vendngjarje.

“Do t’iu njoftojmë sapo të kemi lajme të verifikuara”, shkruan klubi në rrjetin social “Twitter”, ndërsa policia e qytetit të Dortmundit njoftoi se ka pasur 3 shpërthime rreth hotelit.

Policia dhe shërbimet e zjarrëfikëses ndodhen në vendngjarje, ndërsa çerekfinalja e Champions mes Dortmund e Monaco në Gjermani është shtyrë për nesër në orën 18:45.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:15

Tërmeti i fortë tronditi sot në drekë kryeqytetin grek të Athinës, duke alarmuar miliona banorë.
 
Si pasojë në disa zona është ndërprerë energjia elektrike.
 

Postuar: 19/07/2019 - 22:02

Irani ka sekuestruar sonte çisternën e dytë detare në pronësi britanike në ujërat e Ngushticës

Postuar: 19/07/2019 - 21:48

Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar një video me testimet në detin e Japonisë, ku dy luftan

Postuar: 19/07/2019 - 21:40

Një video tregon momentin e tmerrshëm kur një turiste zhvishet lakuriq dhe kërcen nga një urë m

Postuar: 19/07/2019 - 21:33

Modelja e bukur ruse që u martua me ish-mbretin e Maljazisë dhe u raportua më pas se është divo

Postuar: 19/07/2019 - 21:03

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venezuelë, teksa lojtari Gerardo Mendoza, është gjetur i vrarë

Postuar: 19/07/2019 - 15:56

Irani ka mohuar sot pretendimet e President Donald Trump se një luftanije ameriakne në Gjirin P