BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Bota

Bombardimet ruse dhe furnizimet drejt Ukrainës, Blinken paralajmëron dhe bën zotimin e fortë

Bombardimet ruse dhe furnizimet drejt Ukrainës, Blinken paralajmëron

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u zotua sot të vazhdojë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në një takim me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba. Takimi dy palësh u zhvillua në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bukuresht të Rumanisë. Shefi i diplomacisë ukrainase tha se me homologun amerikan po kërkojnë zgjerimin e numrit të vendeve që do t’i bashkohen koalicionit kundër agresionit rus në Ukrainë.

Furnizimi i Ukrainës me armë dhe rindërtimi i rrjetit të saj të dëmtuar elektrik për t’i mbijetuar dimrit nën bombardimet ruse ishte çështja kryesore në takimin Blinken – Kuleba.

“Mbetët shumë e qartë për mua se mbështetja për Ukrainën është e fortë dhe e vendosur. Këtë e kam dëgjuar nga pothuajse të gjithë në takimin e NATO-s”, tha shefi i diplomacisë amerikane, Antony Blinken.

Kryediplomati ukrainas, Kuleba tha të mërkurën se diplomatët e NATO-s janë zotuar për armatosjen e Ukrainës, ndërsa njoftoi se me homologun amerikan po punojnë në zgjerimin e koalicionit kundër agresionit rus.

“Populli i Ukrainës do të jetë shumë mirënjohës nëse kjo mbështetje jepet sa më shpejt dhe vazhdon për aq kohë sa është e nevojshme. Me Sekretarin Blinken po kërkojmë nëpër gjithë botën për më shumë ndihmë nga vende të tjera. Ne duhet të kemi më shumë vende që i bashkohen kësaj lufte të përbashkët për një botë që mbështetet në rregulla”, tha ministri ukrainas, Kuleta.

Vlerësimet e fundit janë se Rusia ka shkatërruar ose dëmtuar së paku 40% të sektorit energjetik ukrainas, duke lënë miliona pa ngrohje, energji elektrike apo ujë.

“Presidenti Putin po dështon në Ukrainë. Ai po reagon me më shumë brutalitet, duke sulmuar infrastrukturën e gazit, linjat e energjisë elektrike dhe po përpiqet t’i lërë ukrainasit pa ujë, energji elektrike, drita dhe ngrohje”, tha zoti Stoltenberg.

“Rusia ka kthyer pjesë të Detit të Zi në një zonë lufte. Ne shohim raketa nga luftanijet që bijnë mbi qytete të Ukrainës. Forcat ruse, natyrisht, bllokojnë portet e Ukrainës, duke shkaktuar atë që ka qenë kriza më e keqe e sigurisë ushqimore në vite”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

SHBA-ja njoftoi se do i jap Ukrainës mbi 53 milionë dollarë ndihmë për rrjetin elektrik, krahas 55 milionë dollarëve në ndihma urgjente për gjeneratorë për të ndihmuar në rivendosjen e energjisë dhe ngrohjes./VOA