BREAKING NEWS

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se
x
BREAKING NEWS

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...", Karamuço zbulon metodat e reja që po përdorin trafikantët

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...",
x
BREAKING NEWS

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri Kim-Damian Gjiknurit? Kreshnik Spahiu zbulon prapaskenat

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri
x
BREAKING NEWS

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë dhe zbardh prapaskenat: Konfrontimi me amerikanët në hotel

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas
x
BREAKING NEWS

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare Penale

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare
x
BREAKING NEWS

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh detaje nga dosja, si u zbulua lidhja e kryebashkiakut të Bulqizës me biznesmenin që i dha tenderin

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh
x
BREAKING NEWS

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të PS-së: Ju rrëfej takimet në tunel

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të
x
BREAKING NEWS

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe rrëfen kërcënimin e Vuçiç

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe
x

Bota

Boris Johnson: Vladimir Putin më kërcënoi me raketë, do zgjasë vetëm një minutë

Boris Johnson: Vladimir Putin më kërcënoi me raketë, do

Në një intervistë për BBC për një dokumentar të titulluar “Putini kundër Perëndimit” ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka pretenduar se ka marrë kërcënime nga lideri rus Putin vetëm pak kohë para fillimit të pushtimit të forcave ruse në Ukrainë.  Mësohet se gjatë një telefonate midis dy palëve Putin ka kërcënuar Johnson duke thënë: “ Boris nuk dua të të lëndoj por me një sulm raketor do të më duhet vetëm një minutë”. “Mendoj se nga toni i tij shumë i qetë ai thjesht po provokonte përpjekjet e mia për të më detyruar që të negocioja” është shprehur Johnson. Përveç të tjerash mësohet se në telefonatën mes liderëve në shkurt të 2022  Putin të jetë shprehur se lufta do të ishte katastrofë totale e cila do të çonte në sanksione perëndimore dhe një rritje të trupave të NATO-s në kufijtë e Rusisë. Johnson  theksoi gjithashtu se u përpoq tëbindte Putin për mos fillimin e një lufte me Ukrainën duke i thënë  atij se Ukraina nuk do të bashkohej me NATO-n në të ardhme. Johnson e paralajmëroi Putinin se pushtimi i Ukrainës do të çonte në sanksione perëndimore dhe më shumë trupa të NATO-s në kufijtë e Rusisë. Menjëherë pas deklaratave të ish-kryeministrit britanik Boris Jonhson se presidenti rus Vladimir Putin e ka kërcënuar me një sulm raketor, ka reaguar edhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Peskov i ka mohuar të gjitha këto pretendime të Johnson, duke thënë se janë të gjitha një gënjeshtër dhe se ky i fundit nuk ka kuptuar asgjë çfarë i ka thënë Putini.“Ajo që tha zoti Johnson nuk është e vërtetë, përkundrazi është një gënjeshtër. Për më tepër është një gënjeshtër e thënë me vetëdije”, ka thënë ndër të tjera Peskov.