Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bota arabe dënon planet e Netanyahut për pushtim të Bregut Perëndimor

Postuar: 11/09/2019 - 15:48

Vendet arabe kanë dënuar një plan të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për të aneksuar një pjesë të okupuar të Bregut Perëndimor.

Të martën Netanyahu u zotua të zbatojë sovranitetin e Izraelit mbi Luginën e Jordanit dhe Detin e Vdekur verior nëse ai merr edhe një mandat si kryeministër pas zgjedhjeve të përgjithshme që mbahen javën e ardhshme në Izrael.
Zyrtarët në Jordani, Turqi dhe Arabi Saudite kritikuan ashpër deklaratën.

Kryenegociatori palestinez tha se ky veprim do të ishte "qartazi i paligjshëm".

Aneksimi i propozuar nga Netanyahu do të ishte një "krim lufte" që do të "varroste çdo shans për paqe", tha Saeb Erekat.

Ndërkohë, Liga Arabe tha se ky është një "zhvillim i rrezikshëm" dhe e cilësoi atë si "agresion".
Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor që nga viti 1967.

Palestinezët e pretendojnë gjithë Bregun Perëndimor, si pjesë e një shteti të ardhshëm të pavarur.
Netanyahu ka këmbëngulur më parë që Izraeli gjithmonë do të mbante një prani në këtë rajon për qëllime të sigurisë.
Netanyahu, i cili udhëheq partinë e krahut të djathtë Likud, po bën fushatë përpara zgjedhjeve të përgjithshme që mbahen të martën e ardhshme, transmeton REL.

Sondazhet sugjerojnë se Likud është në nivele të përafërta me partinë opozitare Kaltër e Bardhë, dhe mund të ketë vështirësi për të formuar një koalicion qeverisës.

Deklaratën për planet e aneksimit të një pjese të Bregut Perëndimor, ai i bëri gjatë një adresimi televiziv.
Netanyahu tha se do të aneksojë të gjitha vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor, por kjo do të duhet të presë deri në shpalljen e planit të shumëpritur të presidentit amerikan Donald Trump për një marrëveshje paqeje midis izraelitëve dhe palestinezëve.

"Ekziston një vend ku ne mund të zbatojmë sovranitetin e Izraelit menjëherë pas zgjedhjeve", tha Netanyahu për Luginën e Jordanit dhe veriun e Detit të Vdekur.

Por, ai tha se këtë do ta bëjë nëse merr nga qytetarët e Izraelit, një mandat të qartë.
Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme do të mbahet të martën e ardhshme, pasi Netanyahu në fillim të këtij viti nuk arriti të formojë me sukses një qeveri të koalicionit.
Një nga udhëheqësit e partisë opozitare, Bardhë dhe Kaltër, Yair Lapid, tha se Netanyahu "nuk dëshiron të aneksojë territoret, por ai dëshiron të aneksojë votat".
"Ky është një mashtrim zgjedhor" tha ai.
Më vonë të martën, Netanyahu derisa po bënte fushatë në qytetin Ashhod, truprojat e larguan nga skena.
Izraeli tha se rrëzoi dy raketa që palestinezët i kishit gjuajtur nga Rripi i Gazës.
Netanyahu e vazhdoi fjalimin e tij disa minuta më vonë.
Si përgjigje, Izraeli tha të mërkurën se avionët ushtarakë kishin goditur 15 objektiva në Gazë, përfshirë një strukturë armësh.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 14:24

Një zyrtar i lartë i inteligjencës është arrestuar në Kanada dhe është akuzuar se ka zbuluar informacione të klasifikuara ndal një entiteti të huaj, ende të paspecifikuar.

Postuar: 15/09/2019 - 13:21

Ekspertët mjekoligjorë në Meksikë kanë arritur të identifikojnë 44 trupa të varrosur në një pus n

Postuar: 15/09/2019 - 13:05

Kishte vendosur që ta kalonte natën tek një shoqja e saj, gjatë një feste me pizhama siç bëjnë sh

Postuar: 14/09/2019 - 23:42

Ai njihet për deklaratat e tij të çuditshme dhe për mënyrën e të vepruarit.

Postuar: 14/09/2019 - 22:05

Pas një eksperimenti në terren në vitet 2013 e 2015, një brez mushkonjat të modifikuara gjeneti

Postuar: 14/09/2019 - 21:52

Disa mijëra aktivistë klimatikë protestuan sot në Frankfurt duke dëmtuar makinat që po shfaqesh

Postuar: 14/09/2019 - 21:34

Temperaturat ishin 25 gradë celsius, por dëbora filloi të binte në kryeqytetin japonez, Tokio.