
Priten stuhi të fuqishme/ Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu në të gjithë vendin, si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme

Tritol në Vlorë, policia jep informacion për ngjarjen! Nisin kërkimet për kapjen e autorit

Shqiptarët me gomone për në Angli/ Ambasadori britanik takon Gledis Nanon dhe bën deklaratën e fortë: Do depërtohen, nuk mund të kenë kurrë...

Publikohet dokumenti i gjykatës, Donald Trump po hetohet për ‘Spiunazh’, ja çfarë u gjet gjatë kontrollit nga FBI (Dokumenti)

Kamioni me grurë përmbyset në mes të autostradës, reagon ashpër Erion Braçe: Zotërinj të policisë, buka nuk shkelet, nuk kalojnë makinat mbi...

Foto/ Aksident i frikshëm në Levan-Tepelenë, plagosen 8 persona, detajet e para

“Do ketë ‘non-grata’ të tjerë politikanësh”/ Ambasadorit britanik bën paralajmërimin tronditës: Ja kur do të fillojë vala e dytë

Veliaj i përgjigjet ‘flakë për flakë’ ish-presidentit: Për të jetuar unë shisja fiq, Ilir Meta spiunonte miqtë

Bota në alarm! Rritet numri i shteteve që konfirmojnë rastet me variantin “Omicron” të Covid-19

Shkruar nga SOT.COM.AL 28 Nëntor 2021

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, potencialisht më ngjitës krahasuar me COVID-19-n, u shfaq edhe në vende të tjera të dielën, vetëm disa ditë pas identifikimit të tij në Afrikën e Jugut. Qeveritë në mbarë botën po marrin masa për të ndalur përhapjen e mundshme të tij. Holanda konfirmoi të dielën 13 raste të variantit të ri të koronavirusit, Omicron, dhe Australia dy.
Izraeli vendosi të dielën të ndalojë hyrjen për shtetasit e huaj, masa më të ashpër e ndërmarrë nga një vend deri tani. Pas identifikimit të dy rasteve me Omicron, Britania e Madhe shtrëngoi rregullat e saj të shtunën lidhur me vendosjen e maskave dhe testimin e udhëtarëve ndërkombëtarë.
Raste të reja u konfirmuan të shtunën në Gjermani dhe Itali. Belgjika, Izraeli dhe Hong Kong-u gjithashtu njoftuan se varianti i ri i koronavirusit është gjetur tek disa udhëtarë ndërkombëtarë.
Në SHBA, doktor Anthony Fauci, eksperti kryesor i qeverisë për sëmundjet infektive, tha për televizionin NBC se nuk do të befasohej nëse do të identifikoheshin raste të variantit Omicron edhe në Shtetet e Bashkuara. Për shkak të frikës se varianti i ri ka potencialin të jetë më rezistent ndaj mbrojtjes që ofrojnë vaksinat, ka shqetësime në rritje në mbarë botën se pandemia dhe kufizimet e lidhura me bllokimin do të vazhdojnë edhe më gjatë nga sa pritej.
Ndërsa shënohen rreth dy vjet që nga fillimi i pandemisë që ka marrë më shumë se 5 milionë jetë njerëzish në mbarë botën, vendet janë në gatishmëri të lartë. Shumë prej tyre kanë vendosur tashmë masa kufizuese për fluturimet nga Afrika Jugore, në një përpjekje për të siguruar kohë për të shqyrtuar nëse varianti Omicron është më i transmetueshëm sesa varianti aktual dominues, ai Delta./VOA
Më të lexuarat


Publikohet dokumenti i gjykatës, Donald Trump po hetohet për ‘Spiunazh’, ja çfarë u gjet gjatë kontrollit nga FBI (Dokumenti)

Video/ Stuhitë e forta dhe rrebeshet e shiut ‘bëjnë namin’ në Las Vegas, përmbyten kazinotë

Masakra me 10 të vrarë në Mal të Zi, policia zbardh detaje të reja: Ja kush e vrau autorin

E trishtë! Prindërit e harruan në makinë për orë të tëra, ndërron jetë foshnja tre muajshe

Lufta/ Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës tregon zgjidhjen e konfliktit: Ja cili është kushti ynë i vetëm që mund të biem në kompromis me Rusinë

E tmerrshme/ 11 të vrarë e 16 të plagosur nga përleshje e përgjakshme e bandës së El Chapos në burg

Zbulohet ku jeton ish gruaja e Putinit, ja si Ludmilla shijon luksin dhe shmang sanksionet

SHBA e fut në listën e zezë për korrupsion, zv/presidenti i Paraguajit merr vendimin e papritur

‘Area 51’, misteret e bazës ushtarake në shkretëtirën e Nevadës

Zelensky komunikon me Papën, ja për çfarë diskutuan, detajet
