BREAKING NEWS

Del sërish teza e provimit 20 minuta pas nisjes, vjen menjëherë reagimi i Evis Kushit

Del sërish teza e provimit 20 minuta pas nisjes, vjen menjëherë
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Vangjush Dakos, zbulohet kur del para gjykatës ish-kryebashkiaku

Arrestimi i Vangjush Dakos, zbulohet kur del para gjykatës
x
BREAKING NEWS

Arti në zi/ Ndahet nga jeta piktorja e njohur (Emri)

Arti në zi/ Ndahet nga jeta piktorja e njohur (Emri)
x
BREAKING NEWS

Zbulohen 12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë (Lista)

Zbulohen 12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë (Lista)
x
BREAKING NEWS

Publikuan sekretet hetimore për arrestimin e Vangjush Dakos, SPAK bën lëvizjen urgjente

Publikuan sekretet hetimore për arrestimin e Vangjush Dakos, SPAK bën
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur zbardh detaje nga ngjarja në “Don Bosko”, ja kush është Nikoll Sherrniku i arrestuar edhe më parë për vrasje

Gazetarja e njohur zbardh detaje nga ngjarja në “Don Bosko”, ja
x
BREAKING NEWS

Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ja kush emërohet zëvendësministëri i ri (Emri)

Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ja
x
BREAKING NEWS

Arrestohet personi 'kyç' në atentatin e bujshëm ndaj rivalit të Ervis Martinaj ku mbeti e vrarë banakierja në "Don Bosko" (emri)

Arrestohet personi 'kyç' në atentatin e bujshëm ndaj
x

Bota

Bota në krizë buke, zyrtari ukrainas publikon “provat”: Rusia derdhi 20 tonë grurë ukrainas në rrugët e Mariupolit (VIDEO)

Bota në krizë buke, zyrtari ukrainas publikon “provat”:

Një zyrtar ukrainas ka pretenduar se Rusia ka derdhur grurin vendas në një rrugë që të çon në qytetin e Mariupolit.

Sipas mediave të huaja, Petro Andriushchenko, një këshilltar i kryetarit të bashkisë së qytetit të pushtuar, pohoi se “njëzet tonë” grurë ishin shpërndarë në rrugën në zonën e Novoazovsk në lindje të Mariupolit.

Në një postim në Telegram, z. Andriushchenko tha: “[Rusia] do të qajë për ‘urinë në botë’. Pyes veten se kush e shkaktoi urinë në botë?”

Një video e postuar dje nga këshilltari tregon se makinat duhet të kalojnë mbi grurin e hedhur në rrugë.

Vladimir Putin ka vizituar sot Mariupolin, territor ukrainas i pushtuar që nga fillimi i luftës, në atë që media shtetërore ruse e përshkruan si një “udhëtim pune”.

Putin, i cili mbërriti me një helikopter, udhëtoi nëpër disa zona të qytetit, duke bërë ndalesa dhe duke biseduar me banorët, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, e cila citon Kremlinin.

Nëse pretendimet e zyrtarit ukrainas për derdhjen e grurit në rrugë janë të vërteta, atëherë kjo është një vepër e rëndë pasi kujtojmë se një pjesë e madhe e botës ndodhet në një krizë të vërtetë buke dhe po jetojnë në kushtet e mjerimit.