BREAKING NEWS

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau
x
BREAKING NEWS

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare, çfarë shkruante mes vuajtjeve shqiptari në rrjete sociale

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare,
x
BREAKING NEWS

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga 4 bashki, detajet e fundit nga procesi i 'Rithemelimit'

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin ditor

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon
x
BREAKING NEWS

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet që priten të firmosen

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet
x
BREAKING NEWS

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës ‘luan’ me çmimet e karburanteve, ndryshon sërish çmimin e naftës pa kaluar ende 24 orë nga ndryshimi i ditës së kaluar

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës
x
BREAKING NEWS

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e SHBA-së del me thirrjen urgjente ndaj amerikanëve që jetojnë në Shqipëri

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e
x
BREAKING NEWS

HARTA- LIVE/ Po vjen stuhia e fortë! Shtrëngata shiu të shoqëruara me rrufe dhe erë të fuqishme/ Çfarë do të ndodhë përballë Vlorës dhe Himarës

HARTA- LIVE/ Po vjen stuhia e fortë! Shtrëngata shiu të
x

Bota

Bota nën alarm, Putin hap rrugën për përdorimin e armëve bërthamore, shpall zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të pavarura të Ukrainës, SHBA e paralajmëron për pasoja katastrofike

Bota nën alarm, Putin hap rrugën për përdorimin e

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur ditën e djeshme zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të pavarura të Ukrainës me referendume të rreme dhe ka sulmuar ashpër Perëndimin. Kërcënimet indirekte, duke përfshirë përdorimin e armëve bërthamore, për të mbrojtur territoret e aneksuara, theksoi Putin gjatë fjalimit të tij në festën e djeshme në Kremlin. “Dua që autoritetet e Kievit dhe shefat e tyre të vërtetë në Perëndim të më dëgjojnë: njerëzit në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia bëhen qytetarët tanë. Përgjithmonë!” tha presidenti rus. “Rusia nuk do t’i tradhtojë kurrë njerëzit e katër rajoneve”, vazhdoi Putin. “Ne do të mbrojmë tokën tonë me të gjitha forcat dhe mjetet që kemi në dispozicion, do të bëjmë gjithçka për të siguruar jetën e sigurt të popullit tonë. Ky është misioni i madh çlirimtar i popullit tonë”, shtoi presidenti rus. Ai deklaroi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara krijuan “dënim” duke përdorur armë bërthamore kundër Japonisë në fund të Luftës së Dytë Botërore, në një fjalim plot armiqësi ndaj Perëndimit. “Shtetet e Bashkuara janë i vetmi vend në botë që ka përdorur dy herë armë bërthamore, duke shkatërruar qytetet japoneze të Hiroshima dhe Nagasaki. Meqë ra fjala, ata krijuan një precedent” , tha ai, duke kujtuar gjithashtu se SHBA-të, së bashku me britanikët, “e kthyen Dresdenin, Hambur gun, Këlnin dhe shumë qytete të tjera gjermane në gërmadha gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Putin i hap rrugë armëve bërthamore

Me aneksimin e 4 rajoneve të pavarura të Ukrainës, Vladimir Putin ka hapur rrugën për përdorimin e armëve bërthamore. Nëse Kievi sulmon këto vende, aktivizohet automatikisht doktrina ruse, ku Putin do të justifikojë përdorimin e këtyre armëve si kërcënim ndaj territoreve ruse. Është hipoteza më e frikshme. Pavarësisht referendumit në territoret e pushtuara, ukrainasit vazhdojnë të sulmojnë zonat e aneksuara nga Rusia. Në atë moment jemi dëshmitarë të një përshkallëzimi të ri, që mund të kulmojë me konfliktin bërthamor. Putin do të shtypë butonin e kuq, fillimisht për të demonstruar qëllimet e tij. Gjykuar nga deklaratat e Joe Biden, Shtetet e Bashkuara dhe NATO mund të kundërpërgjigjen me goditjen e dytë. Dhe kështu me radhë, deri në një pikë pa kthim. Diplomacia duhet të bëjë gjithçka për ta shmangur një skenar të tillë.

SHBA paralajmëron Rusinë

Pasi Putin kërcënoi sërish me armë bërthamore, Shtetet e Bashkuara e paralajmëruan Rusinë se përdorimi i tyre në Ukrainë do të sillte pasoja katastrofike. Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar se do t’i mbrojë territoret e reja “me të gjitha mjetet e disponueshme”, duke i alarmuar kështu zyrtarët në Perëndim. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha këtë javë se nëse Rusia përdor armë bërthamore kundër Ukrainës, pasojat do të ishin të ashpra dhe katastrofike. “Ua kemi shprehur publikisht dhe privatisht rusëve, se pasojat do të ishin reale, dhe do të ishin të jashtëzakonshme”, tha zoti Price. Ai u pyet nëse këto pasoja të ashpra do të vlenin edhe nëse Rusia do të përdorte një armë të vogël bërthamore në Ukrainë. “Përdorimi i armëve bërthamore në këtë konflikt do të shoqërohej nga këto pasoja”, tha zoti Price. Të enjten, Senatori demokrat Richard Blumenthal dhe Senatori republikan Lindsey Graham paraqitën një projekt-ligj që parashikon ndërprerjen e marrëdhënieve me çdo vend që njeh aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve të Ukrainës. Senatori Graham foli edhe për kërcënimet bërthamore të Presidentit rus Putin. “Përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia në Ukrainë do të ishte një sulm ndaj vetë NATO-s. Radiacioni nuk do të kufizohej vetëm brenda Ukrainës. Rrezatimi do të prekte pjesë të Evropës që janë nën flamurin e NATO-s. Pra, nëse ajo ditë vjen, dhe shpresoj dhe lutem që të mos vijë, kjo duhet të konsiderohet nga e gjithë NATO-ja, nga Shtetet e Bashkuara, si një sulm i Rusisë ndaj vetë NATO-s”, tha Senatori Graham.