BREAKING NEWS

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen
x

Bota

Bota nën kthetrat e koronavirusit, kalohet shifra e 20 mijë viktimave nga pandemia në nivel global

Bota nën kthetrat e koronavirusit, kalohet shifra e 20 mijë viktimave

Nga Kina, ku dhe shpërtheu pandemia, vijnë lajme të mira, se është gati-gati të futet në normalitetin e rutinës, por shqetësuese janë të dhënat nga pjesa tjetër e botës.

Në të gjithë botën rezultojnë të jenë 462.781 persona të prekur nga koronavirusi. Viktimat tashmë e kanë kaluar kuotën 20 mijë, duke shënuar 20.896 të vdekur. Të shëruarit janë 113.802, sipas të dhënave nga universiteti “Johns Hopkins”.

Europa është bërë tepër shqetësuese për përhapjen e vrullshme të virusit, me Italinë që kryeson listën famëkeqe, me rreth 75 mijë të prekur dhe 7500 viktima. Pas saj renditet Spanja, me 47.600 të infektuar dhe 3445 viktima. Ndërsa Gjermania numëron 37.323 të prekur dhe 206 viktima.

Përhapje të menjëhershme pati Amerika, ku në vetëm pak ditë është arritur në rreth 65 mijë raste dhe 910 viktima.