BREAKING NEWS

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i bllokon fondet me vendim të prerë (Përplasja mes organizatës dhe Kongresit)

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i
x

Bota

“Bota nuk mund të ndahet në dy sfera interesash”, DW zbulon synimin e Gjermanisë në lidhje me marrëdhëniet SHBA-Kinë

“Bota nuk mund të ndahet në dy sfera interesash”, DW

Ministri i Punëve të Jashtme, Heiko Maas tha se Gjermania dëshiron të ndihmojë në zgjidhjen e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kur do të marrë presidencën e Bashkimit Europian, në gjysmën e dytë të këtij viti.

Në një intervistë me grupin e mediave “Funke”, një rrjet gjerman i gazetave, Maas tha se bota nuk mund të ndahet në dy sfera interesash.

"Ne europianët nuk mund të jemi të interesuar që interesat konfliktuale midis Kinës dhe SHBA të bëhen të papajtueshme", -tha Maas.

Të dyja vendet kanë qenë në pozita kundërshtuese gjatë gjithë presidencës së Donald Trump. Lideri amerikan ka zhvilluar një luftë tregtare me Kinën dhe ua ka hedhur kinezëve fajin për pandeminë e koronavirusit, shkruan “DW”.

Zyrtarët e qeverisë kineze kanë urdhëruar ndërmarrjet e mëdha shtetërore bujqësore që të ndalojnë blerjen e disa mallrave bujqësorë amerikanë. Rishikimi është përgjigjja e Kinës ndaj rritjes së tensioneve me Shtetet e Bashkuara për shkak të Hong Kongut. Këtë e bëri të ditur agjensia e lajmeve “Bloomberg”.

Kompanive shtetërore tregtare “Cofco” dhe “Sinograin” iu kërkua të ndërpresin blerjet e tyre. Kërkesa ka të bëjë për sojën, por edhe për mallra të tjera si mishi i derrit.

Javën e kaluar, administrata e Trumpit njoftoi se po rishqyrtonte statusin e veçantë tregtar dhe financiar të Hong Kongut, duke thënë se ai nuk ishte më gjysmë-autonom nga kontinenti kinez. Kjo deklaratë u bë pasi Kina propozoi një ligj të sigurisë në Hong Kong, që synon të ndalojë shkëputjen, subversionin dhe ndërhyrjen e huaj.

Maasi tha se Gjermania do të përballet me sfida kur të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian më 1 korrik.

Ministri i jashtëm gjerman tha se një samit BE-Kinë në shtator do të bëhet ashtu siç ishte planifikuar.

"Ka shumë tema të rëndësishme që duhet të diskutojmë me Kinën," tha Maasi. Ai shtoi se BE synon të marrë një angazhim nga Pekini për "qëllime ambicioze klimatike dhe konkurrencë të ndershme globale".