
Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik: Krenarë, por kujdes se shikoni ç’po ndodhet në... (Foto)

"Braktisin anijen që mbytet", plasin dorëheqjet pas kaosit të ndodhur në Kongresin amerikan / Dy ministre të kabinetit Trump largohen menjëherë (Zbardhet letra e dorëheqjes)

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Janar 2021

Pas protestave të dhunshme, të cilat me të drejtë shumëkush i cilëson një “grusht shteti pa armë”, në Uashington fillon një hemoragji ikjesh. Katër zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhanë dorëheqjen të enjten mbrëma. Anthony Rosario, Ndihmes Kundër Përhapjes dhe Bio-Mbrojtjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Taylor Goodspeed, kryetar i Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë, Mark Vandroff, një anëtar i lartë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe John Costello, një zyrtar i lartë i Departamentit të Tregtisë, kanë dhënë dorëheqjen.
E dhe zyrtarë të tjerë të administratës, përfshirë udhëheqësit republikanë nga partia e tij, janë të zemëruar me Presidentin Donald Trump pas trazirave dhe dhunës në Capitol Hill të Mërkurën. Presidenca e Trump është vetëm 13 ditë larg, por shumë zyrtarë kanë njoftuar tashmë dorëheqjet e tyre. Ministrja e komunikimeve Eleni Chao dhe ministri i arsimit Betsy Davos kanë njoftuar dorëheqjet e tyre nga kabineti. Këto janë dy anëtaret e para të qeverisë që ikin, ndërkohë që në politikën amerikane ka plasur debati për largimin e Donald Trump nga posti, para mbarimit të afatit kushtetues që është 20 janari.
Në letrën e dorëheqjes, DeVos fajësoi presidentin Donald Trump për nxitjen e tensioneve që çuan në sulmin e dhunshëm në selinë e demokracisë së kombit. Ajo thotë se “nuk ka dyshim për ndikimin e retorikës suaj mbi situatën dhe kjo ishte pike kthese për mua”.
Lajmi për largimin e saj u dha fillimisht nga Wall Street Journal.Sekretarja amerikane e Transportit, Elaine Chao, bëri të njëjtën gjë të enjten. Chao, bashkëshortja e liderit të shumicës së senatit, Mitch McConnell, tha se dorëheqja e saj do të hynte në fuqi të hënën. Ajo u shpreh se sulmi “e kishte shqetësuar thellë në një mënyrë që thjesht nuk mund ta injorojë”.
Në një letër lamtumire drejtuar Kongresit në fillim të kësaj jave, sekretarja DeVos u kishte kërkuar ligjvënësve të refuzonin politikat e mbështetura nga presidenti i zgjedhur, Joe Biden dhe të mbrojnë politikat e administratës së Trumpit që demokrati është zotuar t’i eliminojë. I konfirmuar tashmë nga Kongresi amerikan si presidenti i ri i vendit, Joe Biden e bën betimin në 20 janar.
Më të lexuarat


Përcillet për në banesën e fundit Princi Philip, Mbretëresha fshin lotët ulur e vetme në katedrale (FOTO)

Tensionet mes dy shteteve arrijnë kulmin, frikë se situata mund të shkojë në luftë, Rusia merr vendimin e papritur

Kujdes! Studimi i Oksfordit zbardh të dhëna tronditës: Mpiksja e gjakut PVT, 30 herë më e lartë tek marrësit që injektojnë këto vaksina

A mund të jemi para një lufte? Frika se Rusia dhe Kina do të bashkohen për të shkatërruar SHBA dhe ‘reklamimi’ i kërcënimit. Zbardhen zhvillimet e fundit çfarë po ndodh

Tronditëse/ Mori vaksinën AstraZeneca, vdes menjëherë nga mpiksja e gjakut 48-vjeçarja

Merr fund dinastia? Personazhi më i pushtetshëm i njohur ndonjëherë jep dorëheqje nga kreu i Partisë Komuniste

Shpërthejnë tensionet në fund të vizitës me ministrin grek/ Erdogan lëshon thirrjen emergjente: I rikujtuam Dendias ...

Rëndohet situata/ Ky është shteti që po shënon rekord të rasteve me COVID-19

Biden ashpërson gjuhën kundër Rusisë: Do marrim sanksione më të rënda nëse Moska vijon të ndërhyjë në punët tona

Rusët po krijojnë vaksinën e parë të ngrënshme, shkencëtarët tregojnë se çfarë shije do të ketë!
