
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Brenda mendjes së Vladimir Putin, ja kur do të përfundojë lufta në Ukrainë, presidenti rus e ka humbur logjikën, gabimet e pafalshme të “Carit” do t’i kushtojnë shumë shtrenjtë

Shkruar nga Elmas Bogdani 6 Qershor 2023

Vladimir Putin po sillet "sikur koha të ishte në anën e tij", duke kujtuar guerilët afganë, të cilët në kohën e konflikteve që i dhanë fund perandorisë, pretendonin "Ju keni orë, ne kemi kohë”. Kështu shkruan prestigjiozja amerikane, duke argumentuar se presidenti rus Putin duket se e trajton luftën në Ukrainë si një peripeci fatkeqe të nevojshme. Madje, shkruajnë se “Moska ka mbetur në shekullin e njëzetë për shkak të mënyrës së saj arkaike të menaxhimit të çështjeve të luftës”. Sipas “Neë York Times”, ai po injoron, me të drejtë ose jo, skandalin e luftëtarëve rusë pro-ukrainas të emërtuar " partizanë”. Ai nuk duket i shqetësuar prej tyre dhe as prej sulmeve të para në territorin rus, që pas 15 muajsh lufte po goditet nga toka dhe nga ajri, duke vënë në pikëpyetje gjithçka në Kremlin.
Iluzionet e Putinit
Ndërsa kreu i Wagner lëshon intervista me informacione të ndjeshme, shpesh në kundërshtim me Putinin si dhe me qëllimet e saj, “Cari i Rusisë” iu shpërndan medalje heronjve dhe të plagosurve me qetësinë e Kajzerit Wilhelm, i cili nuk e kishte parashikuar disfatën e ushtrisë së tij të madhe, siç tregon historia. Realiteti është se lufta vazhdon, ajo rrezikon të zgjerohet dhe të mos përfundojë në një kohë të shkurtër dhe ndoshta asnjëri nga ata të dy nuk kanë kuptuar asgjë. Analistët e Moskës, ndoshta “të dehur” nga patriotizmi dhe propaganda, vazhdojnë të përsërisin se kundërshtarët perëndimorë të Federatës Ruse nuk duhet "të kenë asnjë iluzion". Sipas tyre, armiqtë do të dorëzohen para se të përfundojë lufta, dhe kështu duket se mendon edhe Cari Putin."Putini duket gjithnjë e më shumë si një komandant i përgjithshëm në mungesë," shkruajnë amerikanët. Por përsëri mund të themi se askush nuk e di të vërtetën, dhe gjithçka mund të jetë strategji, edhe pse faktet flasin vetë: supremacia ajrore nuk është arritur kurrë, raketat janë kapur dhe rrëzuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore, formacionet elitare janë shkatërruara në beteja dhe Bakhmuti ka përfunduar si Stalingradi.
Skenaret për luftën
Distanca në vlerësimin e gjendjes aktuale të gjërave dhe opsioneve në tryezën e Kremlinit është e tmerrshme në interpretimin perëndimor dhe në projeksionin e rusëve. Një oligark anonym, i afërt me rrethin e brendshëm të carit,tha: "Spektri i opsioneve të Putinit është mjaft i gjerë: nga armëpushimi i sotëm deri te Lufta Njëqindvjeçare".Ndërsa Max Bergmann, një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit tha: "Çështja është nëse rusëtmund ta vazhdojnë luftën”. Putini rrallë hyn në detaje në lidhje me konfliktin, duke përmendur sukseset, por duke lënë pas dore çështjet kritike, që ka listuar Prigozhin, si mungesa e municioneve, dhe strategjia e Kremlinit për të parashikuar një "skenar optimist", ku "Evropa dhe Amerika janë të lodhura nga konflikti ukrainas, Kina ulë të gjithë në tryezën e bisedimeve, gjithçka është e jona.”
Nga Kremlini në SHBA
Sipas “Neë York Times”, “përçarjet në udhëheqjen ushtarake" dhe "shenjat shqetësuese për ekonominë ruse" mund ta bëjnë Kremlinin të lëkundet, megjithëse kjo hipotezë mohohet javë pas jave, për më shumë se një vit. Mundësia e përdorimit të armëve bërthamore nuk është zhdukur kurrë; por nuk ka patur përshkallëzim real apo reagim konkret, edhe pasi Ukraina mori ndihma vdekjeprurëse nga Perëndimi. Ndër pritshmëritë e zyrtarëve të Kremlinit, do të ishte edhe rezultati i zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas ekspertëve, një fitore hipotetike e republikanëve, ose e Donald Trump, mikut të Putinit, mund të "ndryshojë trendin" dhe të rihapë negociatat që Kievi i mohon dhe Moska, në këtë pikë të luftës, duket se nuk i dëshiron. Megjithatë, kjo hipotezë do të përkthehej në pritje të paktën edhe për dy vite të tjera. Një administratë ere në Uashington, një kanal i ri diplomatik me Amerikën, pa dyshim që do t’i shërbente strategjisë së Putinit. Pra, sërish një skenar plot pasiguri, dyshime, variabla dhe kontradikta. Në fund të fundit, siç pohoi strategu i madh Von Clauseëitz: "Çdo gjë merr formë ndryshe kur kalojmë nga sfera e abstraksioneve në atë të realitetit".
Më të lexuarat


“Do luftoj për emrin tim”/ Ish-presidenti Trump del sot para Gjykatës, ja cilat janë akuzat që përballet

Krijuan vaksinën anti-covid, shkenctarët e njohur nderohen me çmimin Nobel në Mjekësi

Çfarë po ndodh me natyrën? Gjenden delfinë të ngordhur mes nxehtësisë ekstreme në Amazon

Çfarë po ndodh? Kryeministri polak me tone të ashpra ndaj Ukrainës: Gjermanët gjithmonë do të përpiqen të…

Çfarë po ndodh? Mark Zuckerberg shokon ndjekësit dhe publikon foton e pazakontë në rrjetet sociale

“Era e një lufte të madhe” po ndihet në Evropë, në shënjestër Britania dhe Gjermania, ja si konflikti mund të marrë përmasa të paparashikueshme

“Ushtari” i Vladimir Putinit fiton zgjedhjet në Sllovaki, skenari që i frikësohej Evropa bëhet realitet, ja pse rezultati ka tronditur Perëndimin dhe Ukrainën

Tragjedia me 9 të vdekur dhe 40 të plagosur/ Publikohet video, ja momenti kur shembet çatia e kishës (Video)

Kush është i biri i Yevgeny Prigozhin që pritet të marrë drejtimin e Wagner

Ministrat e jashtëm të BE-së zbarkojnë sot në Kiev, ja çfarë pritet të diskutojnë
