BREAKING NEWS

Në luftë të përditshme me COVID-19, kryeministri Rama jep lajmin e mirë nga spitali Infektiv

Në luftë të përditshme me COVID-19, kryeministri Rama jep
x

Bota

Britania e prekur rëndë nga koronavirusi, habitin qytetarët që po dynden për të blerë suplementin që mendojnë se do t’i mbrojë nga Covid

Britania e prekur rëndë nga koronavirusi, habitin qytetarët

Britanikët po dynden për të blerë suplemente të vitaminës C në një përpjekje të dëshpëruar për të mbrojtur veten nga koronavirusi.

Kompanitë që shesin suplementet thonë se kanë pasur rritje të kërkesës për vitamina, të cilat prej kohësh kërkohen si një forcues i sistemit imunitar. Shitjet janë trefishuar vetëm në një javë.

Mediat sociale janë përmbytur me postime që inkurajojnë të tjerët të marrin vitaminë C, ndonjëherë duke tejkaluar sasitë e rekomanduara në nivele të rrezikshme.

Mjekët në SHBA dhe Kinë janë duke paralajmëruar efektet e dozave jashtëzakonisht të larta të vitaminës, por sasitë e prodhuara në suplemente nuk mund të kurojnë ndonjë sëmundje.

Njerëzit nuk duhet të marrin sasi të mëdha të vitaminës C, sepse mund të shkaktojnë diarre, të vjella, ngërçe dhe dhembje koke.